Gjendje e jashtëzakonshme në Kirgizi (Video)

Ngjarja ndodhi jashtë presidencës së
Kirgizisë, në kryeqytetin Bishkek, kur shpërthyen të shtënat ndërmjet forcave
të sigurisë dhe njerëzve që ishin në turmën e demonstruesve kundër Qeverisë.
Video: swfobject.embedSWF('http://www.youtube.com/v/0L1srqYLnu8','avreloaded0','300','240','9.0.28','/plugins/content/avreloaded/expressinstall.swf', false,{wmode:'opaque',bgcolor:'#FFFFFF'},{id:'p_avreloaded0',styleclass:'allvideos'});
Mediat raportojnë se në kryeqytetin Bishkek protestuesit kanë depërtuar në Parlamentin e Kirgizisë, ndërsa nga Zyra e prokurorisë është parë flakë.
Bëhet e ditur se mijëra demonstrues e rrethuan
presidencën në Bishkek, për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Kurmanbek
Bakiev.
Asnjë stacion televiziv nuk transmeton program, pasi protestuesit e zemëruar
kanë depërtuar në selinë e ndërtesës së Televizionit shtetëror gjatë protestave
anti-qeveritare, që u shndërruan në të dhunshme.
Presidenti Bakijev ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin
Bishkek ndërkohë që në qytetin verior, Talas, gjatë natës protestuesit e kanë
rimarrë kontrollin ndaj një ndërtese qeveritare dhe kanë kërkuar dorëheqjen e
presidentit Bakiev. Protesta janë mbajtur edhe në qytetet Osh dhe Tokmok.