Protestat në Kirgistan, opozita merr pushtetin

Bishkek, 8 prill, NOA Opozita ka arritur të marrë në dorë pushtetin e Kirgistanit, shtetit të varfër në kufi me Kinën, i cili u përfshi nga protesta të fuqishme ditët e fundit, ku mbetën të vrarë mëse 65 persona.
Liderja opozitare, Roza Otunbaeva, tha se tani është kreu i asaj që ajo e përshkroi si qeveri e përkohshme, pas largimit të presidentit Kurmanbek Bakijev gjatë trazirave të djeshme.
Ish-ministrja e jashtme, Otunbaeva, e ndihmoi në
fakt Bakijevin që të bëhej president para pesë vitesh, ndërsa tani tha se
planet e opozitës parashohin që ajo të koordinojë qeverinë e përkohshme për
gjashtë muaj derisa të hartohet propozim teksti i Kushtetutës së re të
Kirgistanit.
Nga ana tjetër, raportohet se presidenti Bakijev është larguar nga kryeqyteti
Bishkek, në qytetin jugor Osh.
Ndërsa komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Kombet e Bashkuara, BE-në dhe Kinën, kanë kërkuar nga palët në Kirgizi, që të tregojnë qetësi dhe përmbajtje.
n.e/NOA