Obama-Medvedev, firmosin sot Traktat për reduktimin e armëve bërthamore
Presidentët e Rusisë dhe SHBA-së nënshkruajnë në kryeqytetin çek, Pragë një Traktat për reduktimin e armëve bërthamore.
Traktati i ri i START i angazhon të dyja palët që të zvogëlojnë arsenalin e tyre te armëve me 30 për qind në 7 vitet e ardhshme.
Presidenti Obama kthehet në Pragë, një vit pasi ai shprehu shpresën për një botë pa armë bërthamore.
Të dy presidentët janë duke theksuar rëndësinë që ka puna që ata do të bëjnë në Pragë.
Ata vendosin emrat e tyre në reduktimin më të rëndësishëm të armëve bërthamroe në 20 vjet.
Rusia ka qënë e kujdesshme lidhur me Traktatin.
Kur presidenti Medvedev mbërriti në Pragë ai e cilësoi atë "një dokument shumë të rëndësishëm, nga varet çarmatimi bërthamore dhe e ardhmja e planetit".
Në bisedimet mes tyre, presidenti Obama do të shpresojë që kjo të përkthehet në vullnetin e Rusisë për të mbështetur sanskione më të forta të OKB-së kundër Iranit për programin e tij bërthamor.
Traktati i ri, thotë James Robinson i BBC-së, ka si qëllim të demonstrojë edhe shembull udhëheqësie në këtë moment kritik.
Presidenti Obama prezantoi në fillim të javës strategjinë e re për arsenalin bërthamor të vendit që konfirmon se armët bërthamore do të përdoren vetëm në rrethana ekstreme kur kërcënohen interesat kombëtare të Amerikës.
Rishikimi i strategjisë bërthamore nuk parashikon prodhimin e mbushjeve të reja bërthamore.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates bëri të ditur gjithashtu se SHBA-ja, nuk do t'i përdorë këto armë ndaj shteteve që nuk kanë armë bërthamore përsa kohë që ato respektojnë traktatin për mospërhapjen e armëve bërthamore.