Gjëndje e jashtëzakonshme në Tunizi

Qeveria e Tunizisë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në gjithë vendin, e cila parasheh ndalimin e grumbullimeve publike dhe i lejon policisë të qëllojë mbi të gjithë ata që nuk zbatojnë urdherin.
Ky vendim pason trazirat njëmujore që kanë përfshirë Tunizinë. Shkak i protestave ka qenë papunësia e lartë dhe rritja e çmimeve të ushqimeve bazë.
Grupet për të drejtat e njeriut thonë se më shumë se 60 njerëz kanë humbur jetën në protestat sociale.