E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Dagestan vazhdon dhuna

Dy persona kanë humbur jetën dhe tetë të tjerë janë plagosur nga një sulmues vetëvrasës në Dagestan.

AP citon zëdhënësin e policisë rajonale të ketë thënë se sulmi ka ndodhur në një kafene në qytetin Khasavyurt, pranë kufirit me Çeçeninë.

Dagestani prej kohësh është skenë e dhunës në mes të militantëve, bandave kriminale dhe policisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›