E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fule: Zgjerimi, në interesin e BE-së


Komisioneri evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ka deklaruar se proçesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor është në interes të vetë Bashkimit Evropian (BE). Sipas tij, është në interes të BE-së që të ketë përparime në planin e zgjerimit.
 

“Do ta merrja si shembull Ballkanin Perëndimor. Para 15 vjetësh ky rajon para syve të të gjithëve ka qenë vend i shkatërrimit dhe dëshpërimit. Ndërsa tani në të po përforcohet paqja dhe stabiliteti përmes një perspektive të qartë të anëtarësimit në BE”, ka pohuar Fule gjatë një fjalimi në Dhomën e Lartë të Parlamentit britanik.
 

Komisioneri ka shtuar se zgjerimi i deritanishëm ka rezultuar i suksesshëm, pasi në vendet ku më parë ka sunduar diktatura, tani po forcohet demokracia dhe po vendoset sundimi i ligjit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›