E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendje e jashtëzakonshme, nuk ka ujë të pijshëm!

Ministri i Jashtëm i Zelandës së re, Murray McCully, theksoi të hënën se uji ishte i mangët në kryeqytetin Funafuti si dhe në një sërë ishujsh përreth.

Zelanda e Re po punonte me Kryqin e Kuq për të shpërndarë ndihma humanitare sa më shpejt të jetë e mundur, tha ai.

Kryqi i Kuq raportoi për një situatë veçanërisht të rëndë në ishullin Nukulaelae, në jug të Funafutit,  ku shumica e popullsisë kishte vetëm 40 litra ujë në ditë për familje.

Ish-kolonia britanike nuk është e vetmja në ishujt e paqësorit që ka mungesa në ujin e pijshëm. Zyrtarët nga Australia dhe Zelanda e Re shprehen të shqetësuar për ishujt e rajonit, përshirë ishullin Tokelau./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-10-03 14:21
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›