E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania paralajmëron për rrezikun e “Facebook”-ut

“Në ligj duhet të zërë vend e drejta e përdoruesit për fshirjen e informacionit të vendosur në faqen sociale dhe të mos i hapet rrugë asnjë keqkuptimi. Një ligj i tillë duhet të zbatohet në të gjithë Evropën”, u shpreh Aigner në deklaratën e dhënë për gazetën “Rheinische Post”.

Duke theksuar se interneti nuk harron asgjë, Aigner bëri të ditur se për këtë arsye çdo përdorues duhet të mendojë mirë për informacionin e vendosur në internet.

“Rrjetet sociale si ‘Facebook’ nuk janë falas. Ne e paguajmë çmimin duke dhënë informacionet tona personale”, u shpreh ajo.

Krahas informacionit personal të përdoruesit, rrjetet sociale regjistrojnë të gjitha informacionet e tjera,  analizat e bëra, videot dhe fotografitë e zbritura, shënimet, adresat elektronike, ftesat. Nëse arrihet dhe sinkronizimi me telefonin celular i gjithë informacioni kalon në botën virtuale./Start/Aisa Kokiçi/

                                                                                             2011-10-03 15:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›