E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendje e rëndë e gazetave në Greqi

E kapluar nga kriza  e thelle, media e shkruar dhe elektronike greke te kujton shprehjen e njohur “shembelltyra jote jam shoqeri dhe te ngjaj”. Mendoj se kriza ne shtypin grek reflekton ne radhe te pare krizen ne ekonomine dhe shoqerine greke”, i thote DW gazetari dhe sindikalisti aktiv i fushes se shtypit Moisis Licis. E verteta eshte se vendi prodhon me shume informacion se sa mund te konsumoje, me nje mori te panumert gazetash, revistash, kanalesh televizive dhe radiosh qe me malin e borxheve dhe personelit te tepert nje perendi e di se si mund te mbijetojne perballe cunamit te krizes.

“Te gjitha keto qe sot i perjetojme si teprime, si nje tullumbace ekonomike i kemi pare shume me perpara neper medie”, thote Licis dhe kujton habine qe i shprehu vite me pare nje diplomat suedez, kur u informua se ne Greqi dalin rreth 10 te perditshme te medha, dhe i tha se “ne Suedi, vend me lexueshmeri me te larte, dalin vetem 3”.

Kredibiliteti i humbur Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Moisis Licis

Problemi me i madh ne fakt eshte traumatizimi i thelle i kredibilitetit te medieve, i cili filloi qe ne vitet 90-te, me hyrjen ne fushen e informacionit te afaristeve te medhenj dhe allishverishit te madh politik dhe ekonomik qe pasoi.

“Gjithe kjo patogjeneze nga njera ane ka fundosur tirazhin e gazetave, me reduktim paralel te te ardhurave nga reklama dhe nga ana tjeter  ka reduktuar ndjeshem te ardhurat e kanaleve televizive programet e te cilave jane katandisur mbeturina”, thekson Licis duke i meshuar veçanerisht pamundesise se medias per t'i dhene, sot me krizen, “lexuesit apo degjuesit nje informacion objektiv por edhe nje qasje alternative te situates se krijuar”.

Gazeta historike pezullojne botimin e tyre

Kembanat e krizes nuk vonuan te bien. Ne fillim te tetorit uli qepenat e perditshmja historike e sensit te djathte “Apogevmatini” qe hyri ne status falimentimi duke hedhur ne rruge 100 punonjes, te cilet kane qe ne korrik pa marre rroge dhe ndodhen neper gjyqe me pronarin per te fituar te drejten e kompesimit per vitet e punes. Te premten e fundit te nentorit pezulloi botimin e perditshmja historike e sensit te majte “To Vima”, qe del vetem ne forme elektronike, duke i bere me te besueshme Kasandrat per perspektiven gjithnje e me te zymte me rreth 250 te liruar aktualisht nga puna dhe kontratat personale, ne vend te asaj kolektive, ne kanalin televiziv “Skai” me Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Tasos Anastasiadis reduktim deri 20 % te rrogave. “To Vima eshte nje gazete historike qe objektivisht permbushte premisat per nje informim kredibel, por e mbyllen nen peshen e debitimeve dhe pa asnje plan tjeter”, i thote De gazetari sindikalist Tasos Anastasiadhis, i cili e kupton, siç thote, domosdoshmerine e ristrukturimit te medias, per shkak edhe te Internetit, por jo edhe “arbitraritetin e pronareve qe krizen kerkojne tua faturojne vetem punonjesve”. Parashikon edhe ai “dimer” te veshtire ne qofte se “botuesit dhe afaristet nuk ulen te negociojne dhe te vendosin se bashku kushtet me punonjesit” qe luftojne per mbijetesen. 

"Goten e hidhur do ta pijme deri ne fund"

“Ështe me se e qarte se goten e hidhur do ta pime deri ne fund”, thote edhe gazetari i radios “Ne te kuq”, Vangjelis Karageorgos pasi “historia e ristrukturimeve ka treguar se gjithnje behen ne kurriz te punonjesve”. Kalvari i punonjesve te gazetes “Apogevmatini”, qe diten e hene, 13 dhjetor, do te qarkullojne si "free press" numrin e dyte te gazetes me titullin “Apogevmatini e Punonjesve”, eshte vetem fillimi. Ai e konsideron te sigurt terheqjen”  dhe zhvillim pozitiv akoma edhe pranimin e uljes se pagave me kusht qe te garantohen vendet e punes. Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Vangelis Karageorgos

“Duhet te shenojme dhe pergjegjesine qe ka vete dega e gazetarise”, thote Karageorgos si nje nga ata qe kerkojne ndriçimin e pjeses se fajit te vete gazetareve dhe permend si dy mekate te fundit: “inaktivitetin sindikalist” por edhe bashkerendimin jo kritik  me kursin qeveritar te kursimeve te rrepta  “duke arritur te cilesojne dembela gjithe nenpunesit shteterore”.

Aktivitetet e sindikatave

Kritikat per inaktivitet sindikalist ne fakt marrin trajten e nje zemerimi te hapur. Kreu sindikalist i gazetareve te Athines Panos Sobollos u qellua me shishe plastike uji dhe kafe ne greven e 30 nentorit ku grevistet dolen me kerkesen per sindikate unike, te gazetareve dhe teknikeve. “Kjo gje po behet tani me se e nevojshme dhe mendoj se po krijohet nje front i perbashket”, i thote DW presidenti i Federates Panhelenike te Unioneve te Gazetareve Stamatis Nikollopullos.

“Nuk do te pranojme permbysje te marredhenieve te punes, nuk do te pranojme te kthehemi pas 20-30 vjet. Ështe çeshtje demokracie”, thote Nikollopullos dhe e cileson kete si “vijen e kuqe” per masen e madhe te gazetareve qe nuk kane asnje lidhje me disa “yje televizive te transformuar ne pronare frekuencash dhe botues” , por ruajne deontologjine dhe luftojne per nje gazetari gjithnje e me te mire. Greva e paralajmeruar dyditore e javes se ardhshme, me 17dhe 18 dhjetor,  qe do te beje te pamundur ne qofte se do te behet daljen e gazetave te shtunen dhe te dielen, pritet si nje test i madh i unitetit sindikalist por edhe si deshmi e qarte e perplasjeve dhe ndryshimeve te “dhunshme” qe priten ne mediet greke.

Autor: Niko Anagnosti

Redaktoi: Bahri Cani

   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›