E Diel, 1 Nëntor 2026

95 vjetori i lindjes së Frank Sinatrës

Francis Albert Sinatra lindi ne vitin 1915 ne qytezen Hoboken ne Nju Xhersi. Qekurse ishte adoleshent ai nisi te kendoje neper klubet e qytetit te tij te lindjes kundrejt bakshisheve qe i jepnin dashamiresit. Per shkak te qendrimit te rrembyer ate e perjashtuan nga shkolla pak perpara perfundimit, gje qe nuk e shqetesoi aspak sepse ai enderronte te behej kengetar. Hapat e pare te karrieres Frank Sinatra i hodhi me kuartetin vokal The Hoboken Four, pak kohe me vone ai debutoi solo ne nje lokal me nje page prej 50 dollaresh ne jave. Ne vitin 1939 ai nenshkroi kontrate me Harry James, drejtues i nje grupi muzikor dhe pasketaj u publikua albumi i pare i Sinatras. Nga ky album u shiten 8000 kopje.

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift:  Grace Kelly dhe Frank Sinatra ne filmin "High Society"

Sinatra prekte veçanerisht zemrat e tifozeve gra. Ai ishte i pari artist qe shkaktoi histeri masive ne vitet 1940: mijera vajza te reja therrisnin duke humbur ndienjat kur shikonin Sinatren duke kenduar ne skene.

Ne fillim te viteve 1950 nisi te shuhet shkelqimi i Sinatras. Aferat e shumta me grate dhe dyshimet per kontakte me mafian ia cenuan imazhin e fituar si njeri i paster. Columbia Records anulloi kontraten dhe spektakli i pare televiziv i tij ishte nje deshtim. Ai e morri veten pas ketij deshtimi te rende ne karriere me rolin ne filmin klasik te Hollivudit "From Here to Eternity".

Frank Sinatra ishte nje nder artistet me te sukseshem te kohes. Ai fitoi 18 here Grammy dhe mendohet te kete shitur rreth 800 milione disqe ne mbare boten. Me 14 maj 1998 ai nderroi jete nga nje atak kardiak. Ne Las Vegas u shuan dritat per dhjete minuta ne nderim te tij.

Autor: Suzanne Cords/ Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Aida Cama

   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›