E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendje e rende e patinatores Claudia Pechstein

Shkaktari i kesaj gjendjeje eshte vendimi i Ministrise Federale te Puneve te Brendshme qe patinatores te mos i siguroje pushim pa pagese. Me nje refuzim te tille ajo nuk kishte llogaritur kurre pasi policia federale ia kishte rekomanduar kete hap deklaroi Ralf Grengel menaxheri i saj.

Berlinezes se punesuar ne policine federale para disa javesh i eshte ofruar nje vend pune ne Berlin dhe eshte kerkuar prej saj qe te paraqitet ne pune. Me nje pushim te vecante Pechshtein donte qe deri ne sqarimin e plote te rastit para Gjykates Federale zvicerane te pergatitet per rikthim ne sport.

Ministria e Brendshme i ka kumtuar kampiones se gjashtefishte boterore se mjeket do te punojne nje plan per heqje dore nga trajnimi qe per Pechstein do te thoshte fundi i karrieres. Se fundi berlinezja deklaronte se me se largu deri ne shkurt te vitit 2011 kur skadon koha e denimit per shkak te dopingut do te rikthehej ne pisten e vrapimit me patina mbi akull.

Bildunterschrift

Per nervat e sportistes ishte e tepert deklarata publike e ministrit te Brendshem tha Grengel. Nga qarqet e Claudia Pechsteinit eshte bere e ditur se ajo do te ankohet ndaj vendimit te Ministrise se Brendshme. Une nuk e kuptoj perse kerkesa e saj nuk mund te plotesohej tha avokati Aleksander Friedhof.

Kampionja e pesefishte ne Lojerat Olimpike eshte denuar nga Organizata Nderkomtbare e Patinazhit ISU per shkak te vlerave te larta ne gjak me mospjesemarrje ne gara deri ne vitin 2011. Vendimi eshe konfirmuar edhe nga Gjykata Nderkombetare e Sportit CAS. Pechstein eshte ankuar ndaj ketij denimi nderkohe qe vendimi perfundimtar i Gjykates Federale te Zvicres pritet javet e ardhshme.

Avokati i saj Friedhoff tha se po shpenzohen kot parate e taksapaguesve sepse Pechstein nuk eshte ne gjendje te punoje ndonese aktualisht ajo nuk merret me sport. Sipas tij asaj duhet ti lejohen pergatitjet qe ti rikthehet sportit.

Autor DPA/Ajete Beqiraj

Redaktoi Bahri Cani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›