Lojerat Speciale Presidenti Topi bekon kuqezinjte
Djet ne ambientet e Presidences u zhvillua ceremonia e nisjes se ekipit Shqiptar ne Lojerat Olimpike Speciale Nderkombetare qe do te zhvillohen ne Varshave te Polonise me 18-24 Shtator. Kete vit fituesit e Lojerave Olimpike Speciale qe u mbajten ne Tirane ne Qershor do te kene mundesine te perfaqesojne Shqiperine ne rang nderkombetar. Te shoqeruar nga perfaqesues te Fondacionit Vodafone Albania Olimpikut Kombetar Special dhe autoritete te sportit shqiptar 12 atletet me aftesi te kufizuar do te perfaqesojne Shqiperine ne disiplina te ndryshme si pingpong atletike bouling etj. Gjate ceremonise se zhvilluar ne Presidence 6 vajzat dhe 6 djemte e ekipit Olimpik Special u pergezuan per iniciativen dhe u pershendeten nga Presidenti i Republikes zotit Bamir Topi i cili ne fjalen e tij e konsideroi pjesemarrjen ne kete aktivitet nderkombetar si nje deshmi te emancipimit te shoqerise shqiptare. Presidenti Topi falenderoi Fondacionin Vodafone Albania per mbeshtetjen qe i ka ofruar ekipit olimpik special. Presidenti i Olimpikut Kombetar Special Z. Ismet Bellova premtoi se pritja dhe urimet e marra sot do te jene nje shtyse e bukur per tu ndjere te vleresuar dhe te mbeshtetur ne kete eveniment nderkombetar. I pranishem ne kete ceremoni ishte edhe drejtori i kompanise Vodafone Albania Zotin Haris Broumidis punonjes te kesaj kompanie perfaqesues nga media Ministri i Kultures dhe Ministri i Punes si dhe drejtori i Fondacionit Vodafone Albania Albi Greva i cili bashke me stafin e tij kane organizuar per tri vite radhazi Lojerat Olimpike Speciale ne Shqiperi duke e kthyer kete aktivitet ne nje tradite per vendin tone. Mbeshtetja e personave me aftesi te kufizuar eshte nje prej prioriteteve tona. Eksperienca ka treguar se grupi i miqve vullnetareve dhe mbeshtetesve eshte zgjeruar dhe kjo na ben krenar. Ndonese Lojerat Olimpike Speciale perfaqesojne vetem nje prej nismave te shumta vjetore qe financohen me lejoni gjithashtu tju siguroj angazhimin e fondacionit dhe Vodafone Albania per vazhdimin dhe pasurimin e kesaj tradite ne te ardhmen- tha Greva gjate ceremonise. Perfaqesuesja shqiptare do te shoqerohet ne Varshave edhe nga Zonja e Pare e vendit Zonja Teuta Topi e cila do te mbeshtese nga afer ekipin ne kete ngjarje te rendesishme sportive nderkombetare.
15 Shtator 2010