E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve por edhe e milioneve



Liga e Kampioneve nuk eshte vetem teatri i futbollit me te bukur i ofruar nga ekipet me te medha europiane por dhe te planetit por dhe nje mundesi e jashtezakonshme fitimesh me disa dhjetera miliona. Qeveria kontinentale e futbollit UEFA konfirmoi se edicionin e kaluar u shperndaj nje shume prej 746 milione eurosh iu shpernda pjesemarresve ne Ligen e Kampioneve me Interin qe si kampion i Europes mori shumen me te madhe 48.7 milione euro pas fitores ne finalen kunder Bajernit te Munihut. Klubi gjerman siguroi nje shume totale prej 44.8 milione euro. Te gjitha klubet moren nje minimum prej 7.1 milione eurosh ne raport me sistemin e shperndarjes te cileve iu dha nje bonus baze prej 3.8 milione eurosh dhe 550 mije euro bonus per cdo ndeshje. Ne fazen e grupeve per cdo fitore u dha 800 mije euro ndersa per cdo barazim nga 400 mije euro. 16 ekipet qe arriten ne fazen me eliminim direkt moren 3 milione euro ekstra cerekfinalistet nga 3.3 milione euro kater gjysmefinalistet - perfshire Barcelonen dhe Olimpikun e Lionit - edhe 4 milione euro te tjera. Interi mori 9 milione euro si fitues i finales ne Santiago Bernabeu ndersa Bajerni i Munihut 5.2 milione euro si vendi i dyte.

LUME PARASH
Suksesi i Interit ne Ligen e Kampioneve te edicionin 2009-2010 e ka lejuar klubin e Moratit te ngjitet nga vendi i tete ne te katertin ne klasifikimin e kontributeve financiare te dhena nga UEFA duke u nisur nga hyrja e formatit aktual te turneut nga viti 2003-2004. Sipas analizave te portalit sportivo-ekonomik StageUp-SportLeisure Business te publikuara ne faqen e tij klasifikimi dominohet nga klubet angleze. Mancester Junaitid eshte ne krye me 216.6 milione euro i ndjekur nga Celsi me 215.9 milione dhe Arsenali me 189.2 milione. Interi me 174.5 milione euro le pas francezet e Lionit me 167.9 milione dhe spanjollet e Barcelones me 167.7 milione. Renditja eshte bere per 79 klubet qe kane marre te pakten nje here ne fazen finale te Liges se Kampioneve ne shtate edicionet e fundit.

FITIME TE MEDHA
Kompania Master Card nje nga sponsoret e Liges se Kampioneve ka llogaritur se finalja midis Interit dhe Bajennit ne Santiago Bernabeu te fituar nga zikalterit 2-0 dy gola te Diego Militos gjeneroi ne ekonomine europiane afersisht 331.5 milione euro nderkohe qe finalja e sezonit te vitit 2009 ne Rome ajo midis Barcelones dhe Mancester Junaitid prodhoi 313 milione euro. Ne kryeqytetin e finales ne Madrid besohet se tifozerite dhe gjithe aktoret e tjere kane shpenzuar nje shume prej 50 milione eurosh.

15 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›