E Diel, 1 Nëntor 2026

Pa-Varesia e votes per personat me aftesi te kufizuara ne Kosove

Edhe pse pengesat ne te ecur nuk ia pamundesojne qasjen deri te kutite e votimit Ardita Peci 30 vjec nga Vushtria nuk ka votuar asnjehere ne jeten e saj. Nuk kam votu se na thoshin se per persona me aftesi te kufizuara vine te shpia. Por skane ardhe kurre thote Ardita e cila tash e tutje do te veproje ndryshe. Do te dal ne zgjedhje. Inshallah

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Ardita Peci nga Vushtria

Dhe Komisioni Qendror Zgjedhor ka parasysh perfshirjen e te gjithe qytetareve me te drejte vote ne procesin e votimit thote Fehmi Ajvazi zedhenesi KQZ-se ne Prishtine.

Ata persona te cilet nuk mund te dalin nga shtepite e tyre per te votuar personalisht ne vendvotime ne baze te nje afati ligjor kane aplikuar prej 6 deri me 26 nentor kur edhe ka qene kjo periudhe aplikimi thote z.Ajvazi sipas te cilit Sherbimi Votues i Komisionit Qendror Zgjedhor ka pranuar 2162 aplikacione te personave me aftesi te kufizara thote z. Ajvazi. Ndersa ne baze te planeve operacionale per zgjedhjet gjate procesit te votimit do te jene aktive 115 ekipe mobile te cilat do te perkujdesen per perfshirjen e te gjithe qytetareve me te drejte vote ne zgjedhje.

PaVaresia e votes

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Afrim Kurtalani administrator i Shoqates te te Shurdherve te Kosoves.

Keta persona gjate aplikimit kane pas edhe nje formular te vecante ne te cilin kane pershkruar menyren ne te cilen jane te interesuar te votojne. Ne kategorite e personave me aftesi te kufizuara hyne edhe te burgosurit apo te tjere qe per arsye te ndryshme nuk mund te jene pjese aktive e posacerisht per personat me aftesi te kufizuara thote zoti Ajvazi.

Personit me aftesi te kufizuara qofte i lindur apo i aksidentuar duhet ti garantohet pavaresia e votes. Por fletaplikimet ne alfabetin e Brajit per te verberit dhe interpreti i Gjuhes se Shenjave per personat te shurdherit mungojne thote Enver Kurtalani administrator i Shoqates te te Shurdherve te Kosoves.

Informacione te tilla jane dhene ne gjuhen e folur shqipe mirepo jo edhe nepermjet gjuhes se shenjave per komunitetitn tone i cili sipas OSBE-se numeron rreth 20-25 mije persona te shurdher apo me demtime ne degjim. Kjo deshmon se neve nuk na eshte ofruar qasje e barabarte thote z. Kurtalani i cili ne kete Dite Nderkombtare per Persona me Aftesi te Kufizuara permend dy veshtiresite kryesore te ketij komuniteti pensionin prej vetem 45 euros i cili ne te shumten e rasteve edhe ju mohohet si dhe familjet me femije me aftesi te kufizuara te cilave qe nga shtatori nuk iu eshte ofruar perkrahje materiale.

Perpjekje per avancimin e pozites ne shoqeri

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Habit Hajredini drejtues i zyres per qeverisje te mire ne kuader te kryeministrise

Zyra per Qeverisje te mire ne kuader te Kryeministrise eshte kompetente per zbatimin e Planit per Veprim per Personat me Aftesi te Kufizuara. Habit Hajredini kryesues i kesaj zyre permend disa nga perparimet qe jane bere gjate perpjekjeve per permiresimin e kushteve per jete te personave me aftesi te kufizuara. Eshte punu ne zyrtarizimin e gjuhes se shenjave per persona qe nuk degjojne. Po punohet ne draftimin e ligjit per personat e verber. Eshte perkrahur organizata Handicap Kosova me 24 mije euro pastaj Shoqata e te Verberve Shoqata qe punon me komunitetin e prekur me sindromin Dawn jane perkrah me 24 mije euro me projekte te perbashketa te Komisionit Evropian.

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise ne Kosove jane rreth 200.000 persona me aftesi te kufizuara shifer e cila besohet te jete shume me e larte. Dhe krahas perpjekjeve te institucioneve te Kosoves per avancimin e pozites se tyre gjendja vazhdon te jete e rende dhe pa ndonje ndryshim te dukshem.

Autor Ajete Beqiraj

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›