Gjendje skandaloze ne autostraden Golem-Kavaje
Mund te pagezohet edhe me emrin “Autostrada e Fekaleve”. Kjo rruge rrezikon te hyje ne histori. Jo thjeshte prej rrezikshmerise, por si nje rruge “Turpi”.
Prej nje viti ujërat e zeza dhe plehrat e banoreve apo te bizneseve mbi aks derdhen ketu.
Jemi ne autostraden Plepa – Kavaje. Ne afersi te Shkembit te Kavajes ne nje kilometër gjatesi, njera korsi eshte e pakalueshme.
Nuk ka rendesi ti terheqesh kujt vemendjen per te pare sec po ndodh. Mijera udhetare qarkullojne cdo dite ne kete aks.
Keta police shikojne kameren, keshtu qe dine edhe ku te qendrojne. Shume prej atyre qe duhet te mbajne pergjegjesi, kalojne permes kesaj rruge.
Aktualisht jane me pushime. Zyrat jane mbyllur dhe administrata ne bashki e komuna, nuk funksion.
Edhe Drejtori Mjedisit në Durrës, Edmond Jazexhiu nuk ka kohe. Interesimit te gazetaret i eshte pergjigjur ne telefon.
Pergjigja eshte banale, ashtu sic dine te flasin vetem zyrtaret shqiptare. Vazhdimisht kemi penalizuar subjektet që shkaktojnë ndotje.
Dhe nuk ndalet vetem ketu. Pasi ujrat e zeza permbytin autostraden “Plepa – Kavaje”, vershojne ne rrugen dytësore në krah të bregdetit….
Ndotja te ndjek nga pas.
Por a ka kush turp?