E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagon PS Shalsi Berisha mashtron per taksat

Deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi gjatë një inspektimi në njësinë bashkiake numër 2 në Tiranë deklaroi se kryeministri i vendit ka paguar vetëm tre taksa të pushtetit vendor. Sipas tij kryeministrit ose ka kryer veprën penale të evazionit fiskal ose kandidati i PD, Lulëzim Basha gënjen për numrin e lartë të taksave që duhet të paguajnë qytetarët.

“Erdhëm pranë njësisë bashkiake numër dy banorë i së cilës është edhe qyteari dhe kryeminsitri I vendit, Sali Berisha. Kandiadti i radhës i Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës flet për 82 taksa dhe tarifa vendore që me demek paguajnë qytetarët e Tiranës. Ne u interesuam pranë njësisë bashkiake sesa taksa ka paguar gjatë vitit të kaluar qytetari Sali Berisha dhe sa duhet të paguajë. Mësuam se ky qytetarë, ka paguar tre taksa gjatë vitit të kaluar dhe dy taksa këtë vit. Por nuk dimë të themi se çfarë po ndodh. Kandidati i radhës thotë që janë 82 nga të cilat do ti zbres 60, po cila është e vërteta? Dy mundësi janë, ose Sali Berisha ka bërë evasion fiskal duke mos paguar 79 taksa, ose kandiati i tij i radhës, Luli, i çoroditur nuk e ka idenë se për çfarë flet, ose thotë cdo gjë lloj gjëje që I vënë në gojë. Po i lëmë qytearët e Tiranës të gjykojnë për çfarë thotë Luli, e për çfarë bën Sali” tha Shalsi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›