Gjenerali MekKreistal pranë shkarkimit
Presidenti Obama reagoi ashpër dhe me zemërim për fjalët e shprehura nga gjenerali dhe urdhëroi rikthimin e tij të menjëhershëm në Uashington për një bisedim kokë më kokë.
Sipas disa burimeve gjenerali tashmë i ka ofruar dorëheqjen Pentagonit. Por presidenti Obama, pavarësisht se deklaratat e MekKristal i ka cilësuar si të pa menduara mirë, konfirmoi dje nga Shtëpia e Bardhë se "synon ta dëgjojë gjeneralin para se të merrte një vendim përfundimtar për fatin e tij".
Zëdhënësi i Presidentit amerikan refuzoi të thotë nëse gjenerali do të shkarkohet, por tha se "të gjitha opsionet janë në tavolinë".
Në mbledhjen e Shtëpisë së Bardhë, që do të zhvillohet sot, gjenerali do të përballet me ata për të cilët komentoi negativisht gjatë intervistës për revistën "Rolling Stone". Në Artikullin e revistës, MekKristal kritikon Obamën si pak të përgatitur dhe të paangazhuar, tallet me zv/Presidentin Joe Biden, cilëson tradhtar ambasadorin amerikan në Kabul etj.