E Shtunë, 31 Tetor 2026

Soros: Politika gjermane, rrezik për Evropën

Këto komente Sorosi, i cili njihet si person që ka bërë pasuri duke spekuluar me valutat, i bëri në një intervistë për të përjavshmen "Die Zeit" që publikohet të enjten në Gjermani.

“Në prirjen e saj të ashpër ndaj rreptësisë buxhetore Gjermania është izoluar në shkallë botërore. Politika gjermane është një rrezik për Evropën, ajo mund të shkatërrojë projektin evropian", theksoi Soros. Deklaratat e miliarderit amerikan vijnë në një kohë kur Merkeli dhe Obama kanë shfaqur mendime të kundërta lidhur me masat që duhen marrë për daljen nga Kriza.

Gjermania ka njoftuar për zbatimin e një politike të rreptë ekonomike për rimëkëmbjen e financave publike, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara bëjnë thirrje për të privilegjuar mbështetjen për rritjen ekonomike.

Soros mbështet Presidentin amerikan, Barak Obama dhe thekson se "Kreditorët e botës, sidomos Gjermania dhe Kina, duhet të ndihmojnë gjithashtu në daljen nga kriza". Por, miliarderi e mbështet Gjermaninë për domosdoshmërinë e rregullimit të tregjeve financiare dhe shprehet në favor të parimit të një takse për transaksionet financiare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›