E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhamajkë, arrestohet "lordi i drogës" Dudus Coke

41 vjeçari kërkohet nga Shtetet e Bashkuara nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe të armëve, si dhe për një sërë vrasjesh.

Përpjekjet për ta arrestuar atë muajin e kaluar nxitën dhunë, në të cilën më shumë se 70 persona u vranë.
Komisioneri i policisë së Xhamajkës, Oëen Ellington tha se zyrtarët e tij janë paralajmëruar për mundësinë e sulmeve ndëshkuese pas arrestimit të Dudus Coke.

"Dua t'i apeloj familjes, miqve dhe mbështetësve të Kristofer Coke që të qëndrojnë të qetë dhe ta lejojnë zbatimin e ligjit. Unë gjithashtu dua t'i siguroj qytetarët e Xhamajkës se situata mbetet normale", tha z.Ellington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›