Numri i milionerëve në botë rritet për 17%

Pavarësisht krizës ekonomike, numri i milionerëve në gjithë botën vitin e kaluar është rritur 17 për qind, me çka pasuria e njerëzve më të fuqishëm të botës në vitin 2009 është rritur krahasuar me 2008 për 19 për qind dhe vlerësohet të jetë 39 bilionë dollarë.
Kështu thuhet në raportin e “Uorld Uelt Riport”, të cilin çdo vit e përgatit grupi i kompanisë “Kepxheminaj” dhe banka investuese “Meril Linç”.
Autorët e hulumtimit konstatuan se në botë jetojnë rreth 10 milionë njerëz, pasuria e të cilëve është më e madhe se sa një milion dollarë, krahasuar me 8,6 milionë njerëz sa ishin në vitin 2008 kur kishte nisur kriza globale.
Në vlerësimin e pasurisë së njerëzve më të pasur në botë merret parasysh vetëm “aktivi për investim”, sikurse janë mjetet në xhirollogaritë bankare dhe letrat me vlerë, përderisa vlera e banesave dhe e shtëpive, si dhe koleksionet private nuk merren parasysh.
Numri më i madh i milionerëve jetojnë në SHBA 2,78 milionë njerëz, në vendin e dytë është Japonia me 1,65 milionë dhe në të tretin Gjermania me 861.500 milionerë. Në këto tri vende jetojnë 53,7 për qind e të gjithë milionerëve në botë.
Kina zë vendin e katërt për nga numri i milionerëve me 477.000 njerëz, kapitali i të cilëve është më i madh se sa një milion dollarë.
Në Indi vitin e kaluar numri i milionerëve është rritur 50 për qind në 126.756, derisa në Rusi jetojnë 117.700 milionerë.
Amerika Veriore është edhe më tej rajoni me numrin më të madh të njerëzve, pasuria e të cilëve kap vlerën mbi një milion dollarë, 3,1 milionë njerëz. Krahasuar me vitin 2008, numri i milionerëve në vendet e Amerikës Veriore është rritur 17 për qind.
Në vendet e rajonit aziatik-pacifik, jetojnë tre milionë milionerë, madje 26 për qind më shumë se sa para një viti. Për nga numri i milionerëve ky rajon, duke iu falënderuar Indisë dhe Hong Kongut, është barazuar me Evropën.
Kapitali i përgjithshëm i milionerëve aziatikë ka arritur në 9,7 bilionë, kurse i evropianëve në 9,5 bilionë dollarë.
Vitin e kaluar njerëzit më të pasur të botës kanë rritur investimet në instrumentet financiare në 31 për qind nga 29 për qind në vitin 2008, ndërsa aksionet janë rritur në 29 nga 25 për qind.