Podrimja rrefen Mbremja e fundit letrare me Camajn

Sot ne rastesi te dy takimeve me Martin Camajn. Ekskluzivisht per standard poeti nga Kosova Ali Podrimja tregon mbremjen e fundit letrare me Camajn ne kryeqytetin e Bavarise ate te vitit 1992 vit kur u nda nga jeta shkrimtari
Fotoja qe shihni te publikuar per here te pare ne standard i takon vitit 1992 kur ne kryeqytetin e Bavarise behej nje manifestim letrar me poetet e Kosoves ne foto eshte poeti nga Kosova Ali Podrimja dhe Martin Camaj. Dje ekskluzivisht kete kujtim si ndarje e fundit me Camajn na i vuri ne dispozicion poeti Ali Podrimja me nje histori krejtesisht te vecante Para disa ditesh nje plak nga rrethina e Gjakoves ma solli nje zarf ku qendronte kjo fotografi e perbashket me Martin Camajn dhe une e shikova gjate fotografia ishte bere qe ne vitin 1992 kur ishim ne Mynhen pese poete nga Kosova. Sapo e kishte marre vesh se gjendemi ne kryeqytetin e Bavarise Martini ia kishte behur ne sallen ku mbahej mbremja letrare.
Kur eshte gjendur perballe Podrimja kujton se Camaj ka nisur te qeshe dhe u eshte drejtuar Po si me harruat mua Zoti poet ju jeni kahere me ne. Aty ne mesin tone - vazhdon historine e fotos Podrimja - djaloshi i quajtur Dukagjin Tanushi kishte bere ca fotografi me ne te peste dhe Martinin. Si duket kjo fotografi eshte e fundit nga nje manifestim letrar i Martinit.
Ndersa sot per rastesi organizohet nje mbremje letrare per Camajn per te promovuar per here te pare nje botim akademik te plote sa qe gjalle e ne postum te vepres se shkrimtarit. Per pergatitjen e vepres se plote me dhjete vellime eshte marre studiuesi Bardhyl Demiraj nje pasues i Camajt ne degen e Albanologjise ne Universitetin Ludwig Maximilians ne Mynih tregon se gjurmet e themelonjesit e kane cuar ne perkujdesjen me te fundit drejtimin e punes per botimin e plote te vepres se Martin Camajt ne rastin e 85-vjetorit te lindjes.
Qysh ne kopertinen e librit shenohet se vepra letrare e Martin Camajt i kumton lexuesit varianten gege te levruar e te sprovuar ne rrethet letrare shkodrane te kohes te cilen shkrimtari yne ne gjallje te vet nuk reshti se perpunuari dhe pasuruari ne forme dhe leksik. Gjate pergatitjes per shtyp thuhet se eshte pasqyruar me besnikeri teksti letrar ne versionin e tij perfundimtar qofte ky i botuar apo i lene ne doreshkrim nga autori. I takon nje botimi akademik qe shteron gjithe vepren letrare te Camajt e mbeshtetur nga shtepia botuese Onfuri ne Tirane. Jane dhjete vepra parashikuar te ishin gati per konferencen shkencore qe u mbajt ne Akademine e Shkencave e organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike.
Nese ne librarite e Tiranes nuk gjendet asnje liber me vepren letrare te Camajt Demiraj ka treguar se ky autor eshte i pranishem ne Universitetin e Mynihut si nje nga shkrimtaret per te spikatur te mergates shqiptare gjate gjysmes se dyte te shekullit te kaluar. Prej 92-sit kur eshte ndare nga jeta eshte ngritur ne Lengris ku ishte vendosur familja Camaj qendra e shoqates kulturore Martin Camaj. Cdo vit aty tregon Demiraj jane organizuar pervjetore ndersa ne rast te 85-vjetorit te lindjes se Camajt u mendua qe katedra e Albanologjise te perfaqesohej me dy projekte afatgjata qe kane te bejne me vepren e plote letrare te shkrimtarit dhe e dyta te kishin nje vellim perkujtimor me studime albanologjike letersi gjuhesi histori qe i perkushtohej kesaj figure. Projekti i dyte eshte kryer dhe Demiraj thote se ka dale tashme nje vellim prej 600 faqesh me pjesemarrjen e 33 autoreve. Ndaj promovimi i botimit te plote te vepres se Camajt sot eshte realizim i atij projekti te pare qe prezanton Demiraj ku pritet dixhitalizimi per te pasur akses te gjitha rrethet e lexuesve.
Demiraj qe eshte drejtues i punes per botimin e plote te vepres letrare ka treguar pak dite me pare se ne to perfshihet gjithe prurja letrare e Camajt si shkrimtar prozator poet sidomos lirik si dramaturg po edhe si levrues i prozes se shkurter noveles tregimeve e keshtu me radhe. Nuk kemi bere asnje lloj dallimi. Kemi marre komplet vepren letrare si te tille te botuar qofte ne gjallje te autorit por dhe ate qe ka lene postum dhe qe ka gjetur driten e botimit ne nje menyre apo nje tjeter ne Shqiperi apo Kosove. Ky eshte nje botim akademik ku perfshihet gjithcka e botuar nga Martin Camaj. Ne pergatitjen e ketij botimi Demiraj tregon se qellimi i vetem ka qene lexuesi duke u nisur nga me i thjeshti per te hyre gradualisht ne vepren e Camajt dhe ta coje ate deri ne fund pasi Camaj si i tille eshte nje shkrimtar me dimensione kombetare sigurisht por dhe ka pasur fatin e keq qe nuk ka perjetuar ne gjallje te vet kontaktin e vet me lexuesin shqiptar. Ka veshtiresi te kesaj natyre me te cilat duhet te ballafaqohemi ne pergatitesit e vepres ne menyre qe te behet kjo lidhje midis shkrimtarit dhe lexuesit. Camaj nuk ka shkruar ne shqipen standarde apo sic thuhet gjuhen e njehsuar letrare ai eshte poet lirik qe vjen nga veriu dhe sigurisht do te shkruante ne gjuhen e ames Camaj ka pasur gjithashtu nje sistem ortografik te vetin te cilin e ka permiresuar hap pas hapi me vetedije ka perdorur fjale qe sot quhen te rralla sidomos per gjuhen qytetare ka riaktivizuar me vetedije edhe leksikun tjeter te autoreve shqiptare te veriut - ja keto tipare thelbesore te shkrimtarit na vecon Demiraj si per tu kuptuar Camaj njohur dhe pertypur prej lexuesit te sotem ne Shqiperi.
Cdo vellim eshte parashikuar edhe me nje glosar fjalesh te rralla variantesh dialektore me shpjegime ne menyre qe lexuesi te mos kete veshtiresi per te percjelle paragrafe ose te shkeputet nga nje varg te nje tjeter per hir te kesaj natyre. Eumlshte gjuha e para tek Camaj dhe arti qe fshihet pas fjaleve - thote Demiraj.
Me keto vellime shterohet te pakten ajo pjese letrare qe njihet. Kjo eshte garancia e pergatitesve te vepres duke lene te hapur nje shteg se ndonje dite mund te zbulohet ndonje doreshkrim. Por tani per tani mund te thuhet se vepra letrare e Martin Camajt ne kete botim akademik dhe filologjik eshte e ezauruar plotesisht.