E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te henen nis aplikimi per vendet e mbetura bosh

Ministria e Arsimit shperndan ne drejtorite arsimore rajonale formularin A3. Si plotesohet dhe cilat jane zgjedhjet e zgjuara

Nga dita e hene deri diten e premte do te kene mundesi te plotesojne formularin A3 te gjithe maturantet qe kane rezultuar jofitues ne fazat e meparshme te regjistrimit. Burime nga Ministria e Arsimit konfirmuan per standard se i gjithe procesi do te permbyllet brenda muajit tetor dhe se regjistrimet do te kryhen ne javen e pare te nentorit duke u dhene mundesi fituesve qe te ulen ne auditore pa humbur pjese te rendesishme te programit mesimor.

Si plotesohet
Burime nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences bejne te ditur se ky formular do te kete te gjitha deget ku kane mbetur kuota te parealizuara duke shenuar degen dhe ne krah te saj ne kllapa numrin e kuotave te mbetura bosh.
Ashtu si edhe ne formularin A2 kandidatet do te kene mundesine e perzgjedhjes deri ne 10 dege studimi duke i renditur ato sipas preferences se tyre. Ne kete menyre ata do te vendosin numrin e preferences se tyre nga 1 deri ne 10 ne krah te deges qe ata preferojne dhe me pas numrin e deges perkatese ne kutizat bosh qe jane vendosur ne anen e djathte te formularit A3 ku ndodhen 10 kuadrate me numrat rendore perkates nga 1 deri ne 10. Keta numra rendore perfaqesojne numrin e preferences.
Ashtu si me formularin A2 edhe ne kete rast kur keni zgjedhur me pak se 10 programe studimi te preferuara kutite e tjera te preferencave mbushen detyrimisht me shifren 000.
Perfituesit
Vendimi i Ministrise se Arsimit ne ndryshim nga vitet e kaluara u jep te drejten e plotesimit te formularit A3 vetem te gjithe atyre qe kane rezultuar jofitues gjate fazave te meparshme dhe jo studenteve qe deshirojne te ndryshojne dege.
Ministria deklaroi se A3-shi mund te plotesohet nga te gjithe kandidatet te cilet nuk kane mundur te perfshihen ne listat e fituesve per tu regjistruar ne ciklin e pare te studimeve me kohe te plote ne institucionet publike te arsimit te larte ne vitin akademik 2009-2010.

Nga ky proces perjashtohen edhe ata qe jane shpallur njehere fitues por qe nuk kane preferuar te regjistrohen ne ate dege. Formulari A3 do te shperndahet ne DAR/ZA ne date 18 tetor 2010. Kandidatet pasi ta plotesojne duhet ta dorezojne formularin A3 po ne DAR/ZA deri me 23.10.2010.
Agjencia e Pranimeve ne Institucionet e Arsimit te Larte APRIAL pritet qe te shpalle fituesit perpara dates 30 tetor te ndare sipas programeve te studimit perkates te renditur sipas rendit zbrites te pikeve dhe te preferences me te larte te kerkuar prej tyre ne formularin A3 ne perputhje me kuotat e rishperndara.

Seksione dygjuheshe shqiptaro-franceze

Ministria e Arsimit dhe Ministria e Jashtme franceze nenshkruan dje ne mjediset e MASH marreveshjen administrative per seksionet dygjuheshe shqiptaro-franceze. Ne fjalen e tij ministri Tafaj theksoi nder te tjera Gjuha frenge si nje nga gjuhet baze te Keshillit te Evropes eshte gjuha e dyte me e rendesishme ne sistemin tone arsimor. Ajo shtrihet ne te gjithe sistemin parauniversitar si gjuhe e huaj e pare e detyruar dhe si gjuhe e huaj e dyte nga klasa III e ciklit te ulet deri ne klasen XII te gjimnazit dhe arsimit profesional. Gjithashtu gjuha franceze ofrohet si program studimi universitar ne disa universitete te vendit. Te gjitha keto jane rezultate te angazhimit te vendit tone per krah vendeve te frankofonise. Per me teper nenshkrimi i kesaj marreveshjeje administrative shtron para kuadrit mesimor dhe drejtues ne Korce Tirane Elbasan dhe Shkoder kerkesa te qarta per nivelin gjuhesor te mesuesve dhe nxenesve duke iu referuar dokumentit standardizues evropian - Kuadrit te Perbashket Evropian te Referencave per Gjuhet. Rrjedhimisht per ne dalin ne plan te pare angazhime edhe me te medha serioze dhe konkrete duke synuar qe Seksionet shqiptaro-franceze te jene shkolla te ekselences ne fushen e pergatitjes se kuadrove shqiptare frankofone qe do te kontribuojne ne procesin integrues te Shqiperise ne BE. Me tej ambasadorja franceze ne Tirane Maryse Daviet konfirmoi gatishmerine e Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Evropiane te Republikes se Frances per ta ngritur ne nje stad te ri nivelin e mesimit te gjuhes frenge ne vendin tone. Ajo u shpreh Tradita eshte e hershme qe me Liceun Francez te Korces dhe po riperterihet gjithnje e me shume. Kjo eshte nje shenje e mire per funksionimin dhe realizimin e suksesshem te marreveshjes qe nenshkruajme sot. Seksionet dygjuheshe shqiptaro-franceze nisen te zbatoheshin ne sistemin shkollor shqiptar ne vitin 1998 te mbeshtetura edhe ne pervojen e Liceut Francez ne Korce. Ato paraqesin nje nga tendencat me te reja ne arsimin evropian ate te shkollimit ne dy gjuhe te huaja. Kurrikula e ketyre programeve zhvillohet ne 45-50 per qind te saj ne gjuhen shqipe dhe po aq ne ate frenge mbi standarde arsimore te pranuara nga te dyja shtetet nenshkruese dhe ne perputhje me konventat dhe dokumentet evropiane te pranuara nga shtetet qe jane pjese e ketij bashkepunimi. Seksionet dygjuheshe shqiptare-franceze funksionojne ne Tirane Elbasan dhe Shkoder prane shkollave te gjuheve te huaja si seksione me drejtim shoqeror dhe ne Korce ne gjimnazin Raqi Qirinxhi me drejtim shkencor.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›