E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjenocidi armen, piratët sulmojnë faqen e internetit të partisë franceze

PARIS- Faqja e internetit të një deputes së partisë franceze nismëtare e projektligjit që penalizon mohimin e gjenocidit armen u bë sot viktimë e një piraterie nga militantë pro-Turqisë të cilët denonconin atje në mënyrë anonime një aspekt elektoralist të këtij dokumenti.

Faqja e internetit të deputetes në fjalë i referohej automatikisht një ekrani të zi ku shfaqej flamuri i Turqisë dhe një mesazh pa autor në dy gjuhë, turqisht dhe anglisht, ku kritikohej qeveria franceze dhe komuniteti armenas i Francës.

"Ju francezët, jeni aq për të ardhur keq sa përbuzni të vërtetën për të siguruar vota", thonë autorët e mesazhit duke aluduar për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të pranverës së ardhshme në Francë.

"Ju, diaspora armene, jeni aq të ulët sa nuk patët guximin të hapnit arkivat armene dhe të përballeni me të vërtetën", shkruajnë piratët, sipas të cilëve, "e vërteta është se nuk mund të flitet për gjenocid armen".

Asambleja kombëtare miratoi të enjten projektligjin që penalizon mohimin e çdo gjenocidi, ndër të cilët atë të armenëve në 1915, duke shkaktuar zemërimin e Turqisë, pezullimin e bashkëpunimit ushtarak me Francën dhe thërritjen e ambasadorit të saj në Paris. Ankaraja e akuzoi presidentin francez Nicolas Sarkozy, i cili ka shumë të ngjarë të paraqesë përsëri kandidaturën për zgjedhjet presidenciale, për pikëpamje "elektoraliste" në këtë çështje.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›