Elbasan, 20 cifte kurorëzojnë dashurinë në martesë për Krishtlindje
ELBASAN- Shumë të rinj nga qytetet i Elbasanit kanë zgjedhur ditën e lidjes së Krishtit, 25 dhjetorin për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Rreth 20 cifte, mes tyre edhe besimtarë myslimanë, kanë sfiduar të ftohin duke ruajtur në një farë mënyrëe traditën e qytetit.
Teksa pse temperaturat shënojnë rreth 5-6 gradë celcius nusja e veshur me të bardha, shkon në shtëpinë e dhëndërrit dhe pas shkëmbimit të unazave mes dy të rinjve, nusja hyn në derën e djalit, ku të afërm të dhëndërrit i hedhin nuses oriz me monedha metalike mbi kokë, kurse vjehrra me një shishe raki lag të gjithë rrugën ku kalon nusja, çka sinjifikon këmbë të mbarë të nuses.
Hareja dhe atmosfera festive përfshin dasmorët duke dhënë në këtë ditë të shënuar mesazhin e tolerancës fetare, e cila ka ekzistuar gjithmonë në Shqipëri, si dhe duke nënkupuar se Krishtlindjet nuk janë thjesht një festë, por një gjendje shpirtërore, e cila të bën të kutposh se në këtë ditë gjithkush mund të bëjë dhe mund të dhurojë më shumë nga vetja.
(el.me/BalkanWeb)