Gjeorgji- Shqipëri, De Biasi prezanton lojtarët: Synojmë fitoren
Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit,Gianni De Biasi, përpara nisjes në Tbilisi ku do te zhvillohet ndeshja miqesore Gjeorgji Shqipëri, ka bërë prezantimin e lojtarëve të grumbulluar.
Ai është shprehur se qëllimi i ekipit është të fitojë ndërsa, qëllimi i tij është të afrojë në kombëtare sa më shumë lojtarë dhe sidomos lojtarët të rinj.
Rezultati është i rëndësishëm, pasi është një komb i tërë që pret një rezultat pozitiv. Është e vërtetë që kemi dy lojtarë të rinj, por qëllimi është që ne të futim lojtarë të rinj në kombëtare por edhe lojtarë me sa më shumë cilësi. Jam i bindur se ata lojtarë që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin- deklaroi De Biasi
Në vijim tekniku është shprehur se do tu japë të gjithë lojtarëve mundësimin e grumbullimit në kombëtare, dhe kërkon që të ketë bashkëpunim mes tyre.
Unë do grubulloj gjithë lojtarët e mundshëm, dëshiroj që ata ta vlerësojnë grupin. Ndërsa ata që nuk janë grumbulluar nuk duhet të mendojnë se nuk do grumbullohen në ndeshjet e tjera,por edhe ata që janë grumbulluar nuk duhet të jenë të sigurt se do qëndrojnë gjithmonë- vijoi ai.
Lidhur me mungesën e Canës, Bogdanit dhe Currit u shpreh se nuk duhet të demoralizohemi por duhet ta provojmë lojtarë të tjerë.
Lista e lojtarëve:
- Samir Ujkani
- Orges Shehi
- Tefik Osmani
- Armend Dallku
- Franc Veliu
- Andi Lila
- Kristi Vangjeli
- Ervin Bulku
- Gilman Lika
- Odise Roshi
- Jahmir Hyka
- Emiljano Vila
- Gjergj Muzaka Skenderbeu
- Ansi Agolli
- Hair Zeqiri
- Ahmed Januzi
- Elis Bakaj
- Armando Sadiku
- Edgar Çani
Kliti Topalli/ IDEA
Shkrime të tjera me interes:
- Interi kërkon fitoren në Marsejë, Bazeli pret Bajernin Emocionet dhe spektakli i Ligës së Kampioneve transferohen sot në...
- Bisedimet në NBA, asnjë akord me lojtarët Situata në basketbollin amerikan po bëhet gjithnjë e më shumë...
- “Zonja e Vjetër” i do për vete lojtarët e huazuar Juventus i do për vete të dy lojtarët e huazuar,...