Spahiu nga Durrësi: PD- ja do mbetet minorancë
Durrës- Kryetari i Lëvizjes Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës ka sulmuar kryeministrin Berisha duke u shprehur se Partia Demokratike do të kthehet në një parti të vogël ku numri i deputetëve të saj në parlament do të jetë minimal.
“Berisha na ka quajtur atavistë dhe kallogjerë, por unë kam një mesazh për partiçkën e Berishës, i nderuar “kallogjer”, në partiçkën tënde do të mbeteni në minorancë, – është shprehur Spahiu
Më tej ai deklaroi se AK- ja nuk do të ketë lidhje me Berishën, dhe sipas tij në mbajteien e Kuvendit Kombëtar do të ketë një numër të madh përkrahësish.
“Aleanca Kuq e Zi është një lëvizje nbarëkombëtare dhe mbarëpopullore. Është lëvizje Kuq e Zi që nuk ka lidhje me partiçkën e vogël të Berishës. Muaji maj është muaji i Kuvendit Kombëtar, por nuk ka sallë të na mbajë neve sepse nuk jemi partiçka bolshevike e Berishës. Ne nuk jemi as të kuq e as te zinj, por jemi Aleanca Kuq e Zi. Kartën e kësaj aleance po e marrin 1 milion shqiptarë, tha kreu i AK- së.
Gjithashtu Spahiu tha se Berisha po ia shet Shqipërinë mafias, ashtu siç dikur hodhi parullën Shqipëria 1 euro, ndërsa në 100 vjetorin e Pavarësisë po e shet pasaportën shqiptare 100 mijë euro.
Shkrime të tjera me interes:
- Spahiu, Komisioni do të mbledhë kasetat e mitingjeve të AK Tiranë- Nesër, komisioni parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Nënkryetarit...
- Dorëhiqet Spahiu nga KLD-ja, Alibeaj: Kallëzim penal, nuk dha informacion Tiranë- Ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i tij...
- AK-ja parti politike, Spahiu: Nuk bëjmë koalicion me asnjë parti Uashington- Kryetari i Alenacës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu nëpërmjet...