E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgji: Miliarderi kërkon t`i kthehet shtetësia

Një miliarder gjeorgjian, të cilit i është hequr shtetësia pasi i është bashkuar opozitës, ka akuzuar sot autoritetet në Gjeorgji se po mundohen të përfundojnë karrierën e tij politike.

Bidzina Ivanishvili, ka thënë sot në një konferencë për shtyp në Tiblisi, se presidenti Mikheil Sakashvili “në mënyrë totalisht ilegale” i ka anuluar shtetësinë dhe se ai do të luftojë që ta kthejë atë.

Muajin e kaluar, Ivanishvili, ka njoftuar se planifikon të formojë një parti politike për të garuar kundër Sakashvilit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012.

Disa ditë më vonë, atij i është anuluar shtetësia për shkelje të ligjeve të shtetsisë gjeorgjiane, duke e larguar kështu nga aktivitetet politike në Gjeorgji dhe nga fnancimi i grupeve opozitare.

Autoritetet në Gjeorgji e kanë akuzuar këtë veprim si të motivuar politikisht.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›