Pas Greqisë edhe Italia probleme të mëdha me borxhet

Situata e krijuar në Greqi si pasojë e krizës po e vë nën trysni edhe Italinë e zhytur në borxhe. Kryeministri Silvio Berlusconi kritikoi homologun e tij grek Jorgos Papandreu ndërsa ka premtuar se do të zbatojë programin e paralajmëruar të kursimit dhe të reformës. Këtu bëjnë pjesë shitja e kapitalit shtetëror, liberalizimi i ekonomisë dhe modernizimi i administratës. Paketa do të miratohet deri në mes të nëntorit në parlament. Ekziston frika se Italia me një borxh të përgjithshëm prej 120 për qind të kapacitetit të vet ekonomik mund të përballet me vështirësi të mëdha ekonomike ashtu si edhe Greqia.