E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, sot nis konferenca për Afganistanin

Pritet të nisë sot në Stamboll të Turqisë konferenca ndërkombtare që ka për qëllim të hartojë një udhërrëfyes për sigurinë në Afganistan, pas tërheqjes së trupave të huaja nga ky vend, në vitin 2014.

Presidenti afgan, Hamid Karzai, pritet të paraqesë një projekt ku do të paraqitet një pakt i ri i sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit.

Zëvendës ministri i jashtëm afgan, Jaued Ludin, ka theksuar se pakti i bashkëpunimit rajonal është një hap kyç në procesin e paqes.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë edhe Shtetet e Bashkuara, Pakistani, Irani, India, Republikat e Azisë Qendrore, dhe anëtarë nga Kombet e Bashkuara dhe NATO-s.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›