E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji, protesta kundër presidentit, policia përdor gaz lotsjellës

GJEORGJI- Përleshjet kanë shpërthyer për të dytën herë në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Turma u shpërnda pasi policia përdori gaz lotjsllës dhe plumba gome kundër protestuesve të cilët kishin kaluar natën jashtë duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Mikheil Saakashvili.

Liderja e protestës Nino Burjanadze tha për Rojters se kësaj here policia përdori të ashtuquajturat skuadrat ndëshkuese të veshur si civile për të shpërndare dhe trembur protestuesit. “Por prapë se prapë njerëzit tanë i dhanë përgjigjen e merituar, tashmë revolucioni ka nisur”-tha ai. Dy ambulanca mbërriten në vendngjarje dhe dhjetra protestues u dërguan në spital të plagosur.

Një zëdhënës i ministries së brendshme tha se policia përdori gazin lotsjellës dhe plumbat manovër për të ndaluar një grup njerëzish të cilët thyen xhamat e një makine të policisë dhe shkopinj, dhe se nuk kishte asnjë qëllim të shpërndante protestuesit. Dhjetra vetë kaluan natën jashtë ndërtesës së televizionit shteteror duke bllokuar trafikun në rrugën kryesore të Tbilisit, pasi rreth 10 mijë vetë të drejtuar nga ish aleati i Sakashvilit, dhe njëkohesisht kryetari i parlamentit Nino Burjanadze u mblodhën të shtunën në kryeqytet.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›