E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji, protesta për dorëheqjen e presidentit

Tbilisi - Kryeqyteti i Gjeorgjisë, Tbilisi, është përfshirë nga protestat masive për dorëheqjen e presidentit Mikhail Sakashvili. Protestuesit u mblodhën përpara parlamentit të këtij vendi, duke deklaruar se nuk do të largoheshin nga aty, deri në dorëheqjen e presidentit.

Demonstruesit ngrenë pretendimin se Sakashvili dështoi në programin e Revolucionit Rozë të vitit 2003, me të cilin erdhi në pushtet.

Humbja e luftës me Rusinë në muajin gusht është njëra nga akuzat ndaj tij. Presidenti i Gjeorgjisë akuzohet edhe për pengimin e vendosjes së demokracisë në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›