Tërmeti, zhvillohet sot ceremonia e viktimave
Akuila - Dita e sotme është shpallur ditë zie në Itali, ku do të zhvillohet edhe funerali shtetëror i shumicës së 2687 viktimave të tërmetit që preku këtë vend para pak ditësh. Ceremonia është parashikuar të mbahet në orën 11:00, ku në të cilën, veç familjarëve dhe të afërmve, do të marrin pjesë edhe klerikë dhe personalitete politike, mes të cilëve edhe presidenti Xhorxhio Napolitano.
Ceremonia në nderim të viktimave pritet të bëhet në qiell të hapur në qytetin e Akuilas. Mesha do të drejtohet nga kryepeshkopi i Akuilas dhe sekretari i shtetit të Vatikanit, Tarcisio Bertone
Ndërkohë, lëkundjet kanë vazhduar edhe gjatë natës dhe mengjesit të sotëm. Gjeologët raportojnë se epiqendra e lëkundjeve po zhvendoset më në veri.