E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria italiane lëvron 70 milion për emergjencat

Romë - Qeveria italiane njofton se do të lëvrojë 70 milion euro për të plotësuar nevojat dhe urgjencat në zonën e përfshirë nga tërmeti në Abruzo. “Kemi autorizuar ministrinë e Ekonomisë për një ndryshim të bilancit, veprim që ve në dispozicion menjëherë 70 milionë euro”, deklaron kryeministri i Italisë, Silvio Berluskoni.

Shifra, bashkë me një fond të mëparshëm prej 30 milion eurosh, shkon gjithsej në 100 milion euro për të plotësuar nevojat e shkaktuara nga tërmetet.

Numri i personave të mbetur të pastrehë mësohet se shkon në 29 mijë. Dhjetë vetë janë akoma nën gërmadha, dhe asgjë nuk dihet për jetën e tyre. Rreth 19 mijë të pastrehë janë vendosur në tendat e ngritura në qytetin Akuila. Ndërkohë që pjesa tjetër janë akomoduar nëpër hotelet e mara me qira nga qeveria italiane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›