Gjeorgji, serish incidente ne kufi me Abkhazine

Incidente te reja jane verifikuar ne kufirin mes Gjeorgjise dhe republikes separatiste te Abkhazise, te cilat kane shkaktuar nje te vdekur dhe dy te plagosur.
Moska dhe Tbilisi kane pasur variante te ndryshme per ngjarjen. Sipas gjeorgjianeve, nje grup policesh te ketij shteti u gjend nen bresherine e nje sulmi te armatosur nga rojet e kufirit, qe solli dhe vdekjen e nje agjenti dhe plagosjen e dy te tjereve.
Ndersa per autoritetet abkhaze, rojet kufitare kane hapur zjarr kunder nje grupi personash qe po tentonin te hynin ilegalisht ne territorin abkhaz.