E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgji, statuja e Stalinit hiqet nga vendlindja

Statuja gjashtë metërshe u hoq në një operacion të paparalajmëruar. Mediat gjeorgjiane thanë se policia ka bërë përpjekje t’i ndalojë gazetarët nga filmimi i aksionit.

Ndërsa Presidenti gjeorgjian, Mikheil Sakashvili, u tha gazetarëve në Tbilisi se largimi i statujës është i arsyeshëm.

Zyrtarët lokalë thanë se statuja do të bartet në oborrin e një muzeu kushtuar Stalinit, ndërsa në vend të saj do të vendoset një monument në përkujtim te viktimave të gushtit të 2008-ës, nga konflikti ruso-gjeorgjian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›