E Diel, 1 Nëntor 2026

PPE: Berisha i ka bërë mjaft lëshime opozitës

Deklarata nga zyrtarë të ndryshëm të këtij unioni nuk kanë munguar edhe atëherë kur nuk ka patur ndonjë arsye jo fort konkrete.

Në vazhdim të takimit të ministrave të Jashtëm të Partive Popullore Evropian në Itali, presidenti i PPE-së, Wilfried Martens dhe ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini si dhe anëtari i Parlamenti Evropian, Elmar Brok, bënë një deklaratë për Shqipërinë. "Ne shprehim shqetësimin tonë rreth situatës aktuale politike e cila lindi pas zgjedhjeve demokratike mbajtur qershorin e kaluar 2009 me refuzimin e z. RAMA dhe Partia Socialiste të përmbushin rolin e tyre si opozitë parlamentare, duke zgjedhur që të shprehin ankesat e tyre në rrugë”, shkruhet në deklaratë.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se qeveria e kryeministrit Sali Berisha ka bërë mjaft lëshime për kërkesat e opozitës.

"Qeveria shqiptare ka bërë lëshime të shumta në mënyrë që të plotësojë kërkesat e opozitës, duke i ofruar asaj edhe shumicën dhe kryesinë e komisionit hetimor, por Edi Rama dhe opozita kanë bërë në vazhdimësi kërkesa të reja në kundërshtim me Kushtetutën, ligjin elektoral dhe vendimet e mëhershme të gjykatave. Kjo na bën të mendojmë se zoti Rama nuk është aspak i interesuar në gjetjen e një marrëveshje politike në përputhje me rendin ligjor dhe Kushtetutën.", vijon deklarata.

"Ne kujtojmë se, pavarësisht nga kjo dhe pavarësisht nga akuzat e bëra nga opozita, qeveria e kryeministrit Sali Berisha është e ligjshme dhe parlamenti është tani plotësisht funksional”.

Më tej, deklarata kërkon që Partia Socialiste të qëndrojë në Parlament dhe atje të shpreh pakënaqësitë e saj. "Ne kemi theksuar se procesi i liberalizimit të vizave me Shqipërinë nuk duhet të vihet në pyetje nga situata e tanishme politike, besoj se çdo përpjekje e tillë do të ishte në dëm të popullit shqiptar. Ne mirëpresim progresin e arritur nga qeveria shqiptare, dhe besojmë se këshilli dhe Parlamenti Evropian duhet të miratojë heqjen e vizave për Shqipërinë deri në fund të 2010”, thuhet më tej në deklaratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›