E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev-Obama, drekë me hamburger në Virxhinia

Diplomacia amerikane dhe ajo ruse nuk ndajnë të njëjtat mendime rreth disa çështjeve globale, por kjo nuk i ka penguar krerët e shteteve përkatëse të shijojnë nga një hamburger, duke rikonfirmuar raportet e shkëlqyera personale mes tyre. Sipas mediave amerikane, presidenti Obama ka ftuar homologun rus për drekë në një fast fud në Virxhinia pas takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë.

Që të dy liderët kanë porositur hamburger me djathë dhe kanë ndarë bashkërisht patatet e skuqura. Dreka modeste, e cila zgjati për rreth 30 minuta, u zhvillua në një atmosferë krejt informale dhe jashtë kornizave zyrtare.

Adela Zeza

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›