E Shtunë, 31 Tetor 2026

Implikimet strategjike te nderhyrjes ruse

Nga Paul RIVLIN

Nderhyrja e Rusise ne Gjeorgji eshte quajtur akti qe perfundoi "Fundin e Historise", duke iu referuar librit te diskutueshem te vitit 1992 te Francis Fukujames i cili merrte si te mireqene triumfin e demokracive liberale perendimore mbi ideologjite totalitariste dhe perfundimin e evolucionit ideologjik te races njerezore.

Ne nje plan me pak metafizik, kjo shenon fundin e nje sistemi nderkombetar unipolar me SHBA si te vetmen superfuqi dhe ngritjen e nje sistemi bipolar (SHBA-Rusi) ose tri polar (SHBA-Rusi-Kine). Kjo padyshim sugjeron qe SHBA, nuk bene asgje substanciale per te ndihmuar aleatin e tyre te ngushte gjeorgjian dhe presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili, strategjikisht jane me te dobeta karshi Rusise (dhe ne kete menyre, nenkuptohet, ndaj Kines madje edhe Iranit).

Disa faktore e shpjegojne kete. I pari eshte qe SHBA jane bllokuar ne Irak, c'ka i ka dobesuar ata perballe Iranit dhe kercenimeve me te cilat ato perballen nga al-Kaida ne Afganistan dhe Pakistan. Armiqesia ndaj luftes brenda vendit, ne Lindjen e Mesme dhe gjetke ne bote, ka patur efekte negative mbi imazhin e SHBA dhe aftesine e saj per te elektrizuar komunitetin nderkombetar mbi cdo ceshtje - si ato mbi kercenimin iranian ose edhe mbeshtetjen per Gjeorgjine.

I dyti eshte se ekonomia amerikane eshte e mbingarkuar nga lufta ne Irak dhe nga rritja gjigante e kostove te naftes se importuar. Forcat e armatosura amerikane jane te mbingarkuara duke luftuar dy luftera, po ashtu eshte edhe buxheti federal qe i financon ato. SHBA u duhet bashkepunimi rus ne trajtimin e ceshtjes se Irani por ndoshta kane humbur shansin per ta realizuar kete duke u perpjekur qe te instalojne raketa ne Evropen lindore, duke njohur Kosoven dhe duke mbeshtetur Gjeorgjine deri ne nderhyrjen e 8 Gushtit. A kane ndonje alternative SHBA? E vetmja ishte te dergonin trupat per te luftuar ruset, por nga pikepamja logjistike dhe politikisht kjo ishte virtualisht e pamundur dhe kushdo e di kete.

Pozicioni rus avancon

Ndersa pozicioni strategjik i SHBA-se eshte dobesuar prej 2003, ai i Rusise eshte permiresuar fale dy zhvillimeve te nderlidhura. I pari ishte tranzicioni prej regjimit te dobet te Boris Jelcinit tek ai gjithnje e me i forte i Vladimir Putinit. Ky i fundit, me eksperiencen e tij ne KGB, u tregua nje mjeshter ne grumbullimin dhe ushtrimin e pushtetit politik.

Ai rinovoi dhe riforcoi pushtetin politik dhe ekonomik te qeverise qendrore, i cili kishte rene ne nje menyre mjaft drastike gjate periudhes se paraardhesit te tij, duke kthyer mbrapsht nen kontrollin publik, asete vitale ne sektorin e hidrokarbureve te cilat ishin privatizuar. Si rezultat i rinacionalizimit te aseteve te hidrokarbureve, qeveria qendrore perfitoi drejtperdrejte nga rritja e te ardhurave te naftes dhe gazit. Ndersa renia e cmimeve te naftes ne mesin e 2008 do te zbuse kete efekt, disa prej perfitimeve tashme jane investuar ne forcimin dhe diversifikimin e ekonomise duke reduktuar cenueshmerine e saj nga jashte.

Deficiti i jashtem publik i Rusise ishte pergjysmuar midis 2003 dhe 2008. Per pasoje, Moska nuk eshte me subjekt i presioneve ekonomike nga FMN, BE dhe ndonje tjeter.

Kontrolli i basenit Kaspik

Inkursioni i Rusise ne Gjeorgji shenon per here te pare prej pushtimit te Afganistanit ne Dhjetor 1979 se shteti kryesor pasardhes i BRSS - Rusia - ka sulmuar dhe pushtuar territore ne nje vend fqinj sovran.

Objektivi i tij nuk ishte vetem mbeshtetja e separatisteve pro-ruse te Osetise se jugut dhe Abkhazise, por c'ka eshte me e rendesishmja, edhe te parandalonte shfaqjen e nje alternative gjeorgjiane ndaj gazsjellesve ruse qe transportojne gazin dhe naften nga Azia qendrore per ne Evrope. "Finlandizimi" i Gjeorgjise do ti jepte Rusise kontrollin e naftesjellesit Azerbajxhan (Baku) - Gjeorgji (Tbilisi) - Turqi (Ceyhan) i cili hyri ne funksionim me 2006.

Perderisa gazsjellesit jane litare ekonomike shpetimi per Kazakistanin dhe Azerbajxhanin, Rusia do te arrije qe te dominoje plotesisht basenin Kaspik. E gjithe nafta dhe gazi qe Evropa importon nga Rusia dhe Azia Qendrore do te kaloje permes Rusise ose Gjeorgjise se dominuar nga Rusia. Pazarlleku i fuqise rus perballe evropianeve dhe amerikaneve do te rritej, vecanerisht per sa i perket nje zone me interes vital per Perendimin mbi te cilen Moska ka avantazhin e afersise gjeografike.

Vartesia e Evropes

Duke sulmuar Gjeorgjine, Rusia ka paralajmeruar edhe shtetet Balltike, evropianolindore dhe ato aziatike per ate qe mund t'ju ndodhe nese ato afrohen shume me Perendimin. Ky eshte pare si nje hap i pare drejt rivendosjes se hegjemonise ruse ne rajon. Megjithate, nje plan i tille i madh rus mund te deshtoje.

Marreveshja e mepasme SHBA-Poloni per te instaluar nje sistem te mbrojtjes kunder raketave ne territorin polak eshte nje shenje e pasojave te mundshme negative per Rusine te politikes se saj te jashtme agresive ne "zonen afer saj".

Por, shtetet me te medha te BE, vecanerisht Gjermania, jane te shqetesuara per pro-amerikanizmin dhe entuziazmin anti-rus midis vendeve te reja lindore anetare te BE (kancelarja gjermane ishte e kujdesshme per te fajesuar te dyja palet per krizen gjeorgjiane).

Kjo maturi pjeserisht buron nga fakti qe shume per anetareve te saj jane te varur nga Rusia per furnizimet me gaz: Rusia furnizon 36% te nevojave gjermane per gaz, 20% te nevojave te Frances dhe 25% te nevojave te Italise. Ajo gjithashtu ploteson 100% te nevojave te Gjeorgjise, 66% te Ukraines dhe 64% te Turqise. Per me teper, gazi eshte bere gjithnje e me shume i rendesishem ne BE dhe gjetke ashtu sic eshte nje karburant i gjelber se qymyri dhe nafta.

Ne driten e ketyre tendencave, cilat jane implikimet e krizes gjeorgjiane per Lindjen e Mesme? Marredheniet amerikano-ruse jane perkeqesuar, dhe neve do te na duhet te presim administraten e re ne Uashington per te formuluar politikat e saja perpara se te flasim me shume. Pozita amerikane midis shteteve aleate nga Evropa lindore ne Kaukaz, Azine Qendrore. Izrael, Irak dhe Afganistan eshte dobesuar perderisa ato jane pare si ngurrues ose te paafte per t'iu pergjigjur Rusise. Perfituesi kryesor ne Lindjen e Mesme nga ky sulm ka qene Irani. Rusia tani ka me pak arsye per te bashkepunuar me Uashingtonin per sa i perket programit berthamor te Iranit dhe mund te kete krijuar kushtet nen te cilat BE-ja do te kete akoma me pak influence ne Moske. Ende ka limite per influencen e Rusise ne rajon per shkak te kercenimeve te Islamisteve ne rajonet jugperendimore te saj. Prandaj inkurajimi nga ana e Rusise per separatistet gjeorgjiane nje dite mund te kthehet kunder saj.

Per Perendimin, kostot e vartesise se jashtme energjetike perfshijne mbeshtetjen per furnizime mbi regjimet te tilla si ato ne Rusi dhe Lindjen e Mesme. Ashtu sic tregoi kriza gjeorgjiane, kjo eshte duke rezultuar shume e kushtueshme, dhe ne me shume se nje drejtim.

Marre nga "The Turkish Daily News"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›