E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgjia dhe implikimet per Ukrainen

Nga Victor YUSHCHENKO

President i Ukraines

Konflikti ne Gjeorgji zbuloi problemet qe shtrihen shume me tej rajonit tone. Ngjarjet e fundit e kane bere te qarte sesa e rrezikshme eshte per komunitetin nderkombetar qe te injoroje "konfliktet e ngrira". Ceshtjet e rajoneve te shkeputura ne shtetet e reja te pavarura jane komplekse; shpesh here, ato jane trajtuar si nje monedhe shkembimi ne lojerat gjeopolitike. Por "lojera" te tilla rezultojne me humbjen e jeteve njerezore, katastrofa humanitare, shkaterrim ekonomik dhe prishjen e garancive nderkombetare te sigurise.

Ukraina eshte bere nje peng ne luften e zhvilluar nga Rusia. Kjo ka nxitur autoritetet ukrainase dhe te gjithnje njerezit ne vendin tim, perfshi edhe ata qe jetojne ne Krime, per te peshuar rreziqet qe burojne prej faktit qe flota ruse e Deti te Zi eshte vendosur ne territorin tone.

Ngjarjet tragjike ne Gjeorgji vene gjithashtu ne dukje mungesen e mekanizmave efektive parandalues nga OKB-ja, Organizata per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope, dhe organizmat e tjera nderkombetare.

Ne ne Ukraine shpresojme qe Federata Ruse do te marre parasysh opinionin e komunitetit boteror qe ceshtjet aktuale te zgjidhen permes negociatave. Ne deshirojme nje perfundim te grabitjeve dhe shkaterrimit te infrastruktures gjeorgjiane. Ne duhet te bejme gjithcka te mundshme per te parandaluar provokacionet dhe te shmangim masakrat e metejshme.

Konflikti i vazhdueshem midis Rusise dhe Gjeorgjise prek interesat e vendim tim. Operacionet ushtarake jane zhvilluar shume afer kufijve tane, dhe flota ruse e Detit te Zi ishte perfshire drejtperdrejte ne to. Ceshtja e sigurise kombetare te Ukraines ishte ngritur ne menyre te ngutshme. Nisur nga veprimtaria e flotes ruse, une u detyrova te leshoj nje dekret qe rregullon funksionimin e saj ne territorin e Ukraines.

Ne keto rrethana, Ukraina nuk mund te heshte. Ne, se bashku me vende te tjera, jemi angazhuar duke u perpjekur qe te gjejme nje zgjidhje te konfliktit. Nga dita e pare e konfliktit, Ukraina ka kerkuar nje armepushim te menjehershem nga te gjitha palet dhe dergoi ndihma humanitare per viktimat pavaresisht perkatesise se tyre etnike.

Ukraina ka shprehur mbeshtetjen e saj te vendosur per sovranitetin dhe integritetin territorial te Gjeorgjise.

Ne 12 Gusht, une, se bashku me koleget e mi nga tre shtetet Balltike dhe Polonia, vizituam Tbilisin. Propozimet tona te cilat kerkonin nje zgjidhje per konfliktin ishin ne harmoni te plote me planin e Bashkimit Evropian. Ne vleresojme lart perpjekjet e Shteteve te Bashkuara dhe presidences se BE-se, te drejtuar nga francezet, per te arritur nje armepushim. Veprimet e tyre rezultuan efikase per te vendosur nje ndalim te luftes dhe gjakderdhjes.

Ukraina perkrah nje perfaqesim te gjere nderkombetar ne forcat paqeruajtese ne zonen e konfliktit. Nje format i ri multilateral i mandatuar prej OKB-se ose Organizates per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope eshte e vetmja menyre per te garantuar sigurine ne zonen e konfliktit.

Une shpresoj fuqimisht se ky plan do te jete implementuar saktesisht nga palet ne konflikt. Ne jemi te gatshem ti bashkohemi perpjekjeve nderkombetare per te dhene asistence dhe per te ndihmuar viktimat qe te rifillojne jeten e tyre te qete. Ukraina, pervec kesaj, eshte e gatshme per te marre pjese ne misionet e OKB-se ose te OSBE-se duke derguar trupa paqeruajtese.

Eshte e qarte qe pervec dimensionit politik te ceshtjeve qe perfshijne rajonet e shkeputura, ne duhet te perballojme aspektet sociale dhe ekonomike te kesaj dukurie. Shume prej ketyre krahinave jane jashte kontrollit te qeverive respektive ose komunitetit nderkombetar. Ne shume raste, mungesa e monitorimit i ka kthyer keto territore ne strehe te sigurt per kontrabanden si edhe per trafikun e armeve, njerezve dhe droges. Korrupsioni dhe shkelja e te drejtave te njeriut jane te shfrenuara. Keto zona jane dalluar prej mungeses se procedurave elektorale demokratike dhe mediave te tyre jo te lira dhe te anshme. Dimensioni etnik i problemit shpesh eshte ekzagjeruar per te ndihmuar fshehjen e praktikave kriminale.

Pervec kesaj, nje zone strehe e aktiviteteve te tilla perben nje kercenim per prosperitetin dhe zhvillimin e kombeve fqinje. Autoritetet zyrtare jane te detyruara tu kunderpergjigjen sulmeve nga paraushtaraket separatiste. Por ato nuk jane gjithmone te suksesshem. Perpara se te shperthenin luftimet ne shkalle te gjere ne Gjeorgji, paqeruajtesit ruse nuk arriten te parandalonin bombardimin e territorit gjeorgjian nga separatistet e Osetise se jugut. Ne te vertete, ky aktivitet u intensifikuar gjate diteve perpara shperthimit te konfliktit me te madh.

Kete fundjave Ukraina festoi pervjetorin e pavaresise se saj. Ky konflikt ka treguar edhe nje here se menyra me e mire per te realizuar sigurine kombetare te Ukraines dhe vendeve te tjera eshte pjesemarrja ne sistemin kolektiv te sigurise te vendeve te lira demokratike, i ilustruar sot nga NATO-ja. Ne perputhje me legjislacioni kombetar dhe prioritetet e politikes se saj te jashtme, Ukraina do te vazhdoje te ndjeke rrugen e integrimit euro-atlantik. Kjo eshte rruga e demokracise, lirise dhe pavaresise.

Marre nga "The Washington Post"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›