E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgjia, debat i tensionuar ne Keshillin e Sigurimit

NJU JORK - Diskutime te tensionuara dje ne Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, ku Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kane akuzuar njera tjetren mbi qasjen agresive te Moskes ne operacionet e saj ushtarake ne Osetine Jugore dhe bombardimet ne Gjeorgji. Ambasadori amerikan ne Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad ia ka terhequr verrejtjen Rusise se vazhdimesia e sulmeve kunder shtetit sovran te Gjeorgjise do te nderlikoje marredheniet midis Washingtonit dhe Moskes. "I bej thirrje Federates Ruse qe me kujdes te marre ne konsiderate pasojat e ketij agresioni kunder shtetit demokratik dhe sovran te Gjeorgjise. Marredheniet e Rusise me Shtetet e Bashkuara dhe komunitetin nderkombetar mund te ndikohen nga ky sulm i vazhdueshem kunder Gjeorgjise dhe nga refuzimi i Moskes qe te kontribuoje ne zgjidhjen paqesore te krizes", ka thene zoti Khalilzad. Duke i komentuar veprimet e Rusise ne Gjeorgji, ambasadori amerikan ka shfrytezuar nje fjalor me te ashper se ne tre takimet e kaluara mbi kete ceshtje. "Ne duhet ta denojme sulmin ushtarak te Rusise kunder nje shteti sovran sic eshte Gjeorgjia, shkeljen e sovranitetit dhe teresise territoriale te nje shteti, perfshire ketu edhe sulmet kunder civileve dhe fushaten e terrorit kunder popullates gjeorgjiane. Njekohesisht, duhet te denojme edhe shkaterrimin e infrastruktures gjeorgjiane", ka thene ambasadori Khalilzad.

Komentet e tij e kane zemeruar homologun e tij rus, Vitaly Churkin, i cili eshte kunderpergjigjur duke thene se akuzat se Rusia po terrorizon popullaten civile jane teresisht te papranueshme. "Tani, me lejoni te them dicka per deklaraten e z. Khalilzad rreth te ashtuquajturit terror kunder popullates civile. Nje deklarate e ketille, i nderuari zoti Khalilzad, eshte absolutisht e papranueshme; mbi te gjitha, kur vjen nga nje perfaqesues i nje vendi, veprimet e te cilit ne raport me popullaten civile ne Irak, Afganistan e madje edhe ne Serbi jane te njohura mire", ka thene Churkin. Ai madje ka pasur nje kriticizem edhe me te ashper kunder homologut te tij gjeorgjian, Irakli Alasania, i cili e ka akuzuar ushtrine ruse per nje fushate permasash te gjera te bombardimeve ne Gjeorgji. "I hedh poshte kategorikisht supozimet se jemi duke zhvilluar operacione te permasave te gjera. Zoti Alasania ka shkuar aq larg sa te marre per baze nje deklarate te nje robi lufte te Rusise, nje pilot, i cili gjate marrjes ne pyetje ka thene se eshte udhezuar qe te shtije gjithandej. Nje argument i ketille eshte thjesht blasfemi dhe i turpshem, vecanerisht kur behet gjate nje sesioni te hapur te Keshillit te Sigurimit", ka thene ambasadori rus.

Nderkohe, sekretari i pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Moon, ka bere thirrje te vazhdueshme per te gjitha palet e perfshira qe te tregojne vetepermbajtje, por thirrjet e tij deri me tash nuk kane pasur ndonje ndikim.

Ambasadori amerikan, Zalmay Khalilzad, nderkaq ka thene se Shtetet e Bashkuara se shpejti do t'ia prezantojne Keshillit te Sigurimit nje projekt-rezolute, per nje armepushim te menjehershem midis Gjeorgjise dhe Rusise. Konflikti ruso-gjeorgjian pritet te jete ne qender te agjendes se Keshillit te Sigurimit edhe gjate kesaj jave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›