Bryza: Rusia prej muajsh pergatiste pushtimin
Ndihmes nensekretari amerikan i Shtetit Mathew Bryza ka mberritur sot ne Gjeorgji per te diskutuar zhvillimet me te fundit ne Kaukaz. "Ne degjuam se trupat ruse te hekurudhave hyne ne Abkazi disa muaj me pare ne mision humanitar. Tani ne e dime te verteten pse keto forca ishin atje. Forcat ruse ishin atje per te ndertuar hekurudhen qe do te lejonte transportin e municioneve dhe pajisjeve te tjera ushtarake qe do ndihmonin pushtimin rus", tha Bryza duke folur para mediave ne Tbilisi. SHBA-te kane deklaruar se qellimi i Rusise eshte ndryshimi i qeverise ne Gjeorgji. Udheheqja aktuale gjeorgjiane synon anetaresimin ne strukturat euroatlantike, cfare kundershtohet nga Moska.