E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjeorgjia tërheq trupat nga Kosova për të mundësuar operacionin në Afganistan

Gjeorgjia tha se do të tërheqë trupat e saj paqeruajtëse nga Kosova këtë javë, për të mundësuar dërgimin e kontigjentit gjeorgjian në Afganistan.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Batu Kutelia tha se tërheqja e kontigjentit prej 180 trupash nga Kosova është rezultat i planeve të Gjeorgjisë për të angazhuar trupa në kuadër të forcave të Natos në Afganistan.

Tbilisi ka ofruar të dërgojë afro 500 trupa në Afganistan për të ndihmuar operacionet e Aleancës.

Trupat gjeorgjiane janë angazhuar në operacionet paqeruajtëse në Kosovë që në vitin 1999. Tbilisi ka angazhuar gjithashtu rreth 2 mijë trupa në Irak.

Gjeorgjia po u përmbahet planeve për të angazhuar forca në operacionet e Natos në Afganistan, megjithëse Aleanca nuk pranoi të fuste Gjeorgjinë dhe Ukrainën në rrugën e anëtarësimit të përshpejtuar në takimin e Bukureshtit.  //kk//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›