E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjerak Karaiskaj Ceka serbet dhe banesat inekzistente ne Lezhe

Ne radhe te pare dua te rendis ato cfare kam thene ne Komisionin Parlamentar per Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik. Nisma e rijetezimit te pjesshem te kalave per te cilat behet fjale ne kete rast nuk eshte nje nisme e re dhe nuk ka pse te jemi shume entuziaste se nuk zgjidh gjithcka dhe nga ana tjeter permban edhe rreziqet e veta. Ato kane filluar qe para 1991 ne Gjirokaster lokal ne kalane e Shkodres lokal plus muze. Per fat te mire apo te keq kam qene une autor i projekteve pasi merresha me studimin dhe restaurimin e kalave apo si thote z.Neritan kam njohuri ne kete fushe. Por nuk jam ekspert i gjithedijshem titull qe i rezervohet vetem atij dhe eksperteve te IMK-se qe jane nepunes shteti e qe kane pergjithesisht nje stazh prej jo me teper se 3-4 vjetesh.
Rijetezimi i kalave vazhdoi edhe pas vitit 1991. Si shembull mund te permendim kalane e Lekursit dhe Petrelen. Ketu duhet ti bej nje korrigjim z.Ceka se une nuk kam dhene asnje kala me qira asnje monument por kam bere vetem projektet dhe restaurimin. Nuk kam bere analizen politike te privateve qe zoti Ceka i ndan ne shkaterrimtare dhe promovues te politikave te turizmit kulturor sepse sic eshte bere mode dekaden e fundit fenomen qe zoti Ceka e njeh shume mire privati duke nderruar parti mund te kthehet fare lehte nga shkaterrues ne ndertues dhe anasjelltas.
Une kam thene ne Komisionin Parlamentar se jam kunder dhenies me qira te monumenteve ne ato raste kur ne te ashtuquajturin rijetezim demtohet monumenti dhe nuk kam sjelle si shembull as Ndroqin dhe as Lalzin por Lezhen ku akropoli i saj mbushet me ndertime te reja inekzistente. Ne shembujt qe kam permendur me siper rijetezimi eshte bere ose brenda ambienteve ekzistuese Gjirokaster Shkoder ose duke u mbeshtetur mbi gjurme te sigurta te studiuara dhe te argumentuara me kujdes Lekurs Petrele. Ndersa Lekursi ka vetem nje faze ndertimi te vone dhe nuk ka shtresa kulturore Petrela ka qene e germuar paraprakisht nga arkeologu D.Komata.
Por Petrela pervec pjeseve te restauruara ruan gjurme te tjera shume te rendesishme te periudhave te ndryshme nga antikiteti i vone ne mesjete si stera kulla etj te cilat duhen konservuar e duhen mbajtur nen kontroll te vazhdueshem.
Ndryshe nga keto raste argumenti i vetem qe jepet nga z.Ceka si ekspert dhe jo thjeshte njohetar sic jam une ne fushen e kalave eshte se ata shtepi qe tani jane rrenoja ne kalane e Lezhes kane ekzistuar deri ne vitin 1912 dhe ne do ti ngreme nga themelet ekzistuese pa e ditur si kane qene.
Mua si njohetar me rezulton se sarajet e bejlereve te Lezhes jane te shekullit 18 por terhiqem para eksperteve.
E zeme se ata ndertesa kane ekzistuar deri ne vitin 1912 kur i dogjen serbet sic thote z.Ceka.
Z.Ceka thote ne intervisten e tij Ne qoftese shtepite nuk do te ishin djegur nga serbet por do te ishin ende te banuara sic jane ne Berat a do te kishte te drejte banori i kesaj shtepie ta perdorte banesen e tij...etj. Une do te thoja ne qofte se do te ekzistonte IMK-ja para vitit 1912 a do te lejonte te ndertoheshin shtepi mbi rrenojat arkeologjike te antikitetit dhe te mesjetes dhe ne qoftese ato ndertoheshin pa leje a do ti prishte pushteti lokal apo ai qendror
Na dilka se i paskan prishur serbet. Atehere kemi mundesi te germojme poshte tyre dhe pastaj te vendosim se cfare duhet bere.
Sa per ish-pronaret qe kane te drejte te perdorin banesen e tyre ata nuk po behen te gjalle ose i kane pushkatuar serbet ose pasardhesit e serbeve. Ne fakt keto banesa po i jepen pronarit te tyre te ri.
Sa per shprehjen e thene ne Top Shoe nga Z.Ceka se Gjerak Karaiskaj nuk eshte me e cila sipas inervistes duhet kuptuar se kur jane ne komisione per restaurimin e kalave cdo gje shkon mire dhe e kundeta kur nuk jane Ceka ka nje fare te drejte sepse edhe duke mos qene ekspert une jam njohetar sic e pranon ai vete. Njohtaria ime bazohet ne 70 artikuj mbi monumentet dhe ne kater libra njeri prej te cilave me bashkeautore dy prej tyre botuar respektivisht ne Londer 2007 perkthyer nga fondacioni British dhe ne Hamburger 2010 gjermanisht kur shume akademike mburren se ia kane hedhur me disa artikuj ne Shqiperi ose ndonje liber shkencor-popullor.
Ceka bie ne kundershtim me veten kur thote se ekspertet e vertete jane grumbulluar se strukturat e IMK dhe komisionet e MTKRS-se ndersa pak me poshte shprehet se jane 250 tavolina qe duhet te merren me monumentet e kultures dhe pak shume pak prej tyre punojne me monumentet. Ne Lezhe ne kemi nje grup prej 4 veteshqe sbejne asgje ne Tirane kemi nje drejtori te tere me pothuajse 20 punonjes kemi ne Gjirokaster 40 punonjes te monumenteve dhe asnjeri prej tyre ska pune seshte ne pune.
Ndersa ne Top Shoe keta te papune dhe qe sjane ne pune i krahasoi me Viole le Dyk-un qe bente restaurime stilistike. Viole le Dyku vertete eshte kritikuar per restaurimet e tij por ai ishte gjeni dhe veprat e tij jane shpallur monumente kulture. Meqe kemi te bejme me nje kaos vlerash dhe vleresimesh dhe meqe synimi i vendit tone eshte BE do te ishte me mire qe MTKRS-ja ti drejtohej UNESCO-se per kete problem e cila mund te dergoje eksperte te vertete per te dhene mendime per raste konkrete vecanerisht per kalane e Lezhes.
Ne nje vend Ceka aludon dhe se mos kemi te bejme me nje kontestim te natyres politike qe behet per inat te nje partie te caktuar.
Une nuk kam qene as ne ate parti dhe as ne kete parti dhe as ne organizatat e fshehta qe punonin per te miren e asaj partie por kam patur dhe kam mendimin tim personal. Eumlshte vetem rastesi n.q.s. ky mendim perputhet ndonjehere me mendimin e ndonje partie megjithese mund te ndodhe shume rralle dhe ne menyre te pjesshme. Une mendoj se mendimet e partive lidhur me monumentet duhet te perputhen ose duhet te heshtin duke ua lene specialisteve. Se munumente nuk jane prone politike e asnje partie madje nganjehere nuk jane as prone e popullit se jo rralle edhe popuj te tjere kane kontribuar ne ngritjen e tyre.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›