E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjergj Bojaxhi, në majin e Everestit për 100 vjetorin e pavarësisë

Share

Gjergj Bojaxhi, anëtar i Aleancës Kuq e Zi, do jetë një nga tre alpinistët shqiptarë që do ngjiten në majën më të lartë në botë për 100 vjetorin e pavarësisë. Përgatitjet dhe stërvitjet kanë filluar kohë më parë, prej gati dy vitesh, por i vetmi problem ngelet financimi i alpinistëve, shkruan Shekulli. Aktualisht janë siguruar tre bileta dhe janë deklaruar tre alpinistë të cilët do të ngjiten në Everest, Gjergji Bojaxhi, Fation Plaku dhe Gerti Pishtari. Alpinistët janë të përgatitur dhe janë shumë entuziastë për këtë ngjitje.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha u ka premtuar mbështetje dhe ka shprehur admirim për pasionin e tyre, alpinizmin dhe rezultat e shkëlqyera që kanë arritur. Ndër të tjera kryeministri u ka thënë: E kam ndjekur me kënaqësi aktivitetin tuaj brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe ju garantoj se do të përpiqemi tju mbështesim në veprimtarinë tuaj. Potenciali i vendit në male është i jashtëzakonshëm dhe është për tu zbuluar. Shoqatës iu premtuar nga Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve edhe një biletë e cila kushton 35.000 dollarë. Kjo biletë do ta çonte në 4 numrin e alpinistëve që do të ngjiten në Everest. Përsëri një tjetër premtim iu është bërë nga Bashkia e Tiranës e cila ka premtuar dy bileta për alpinistët duke çuar kështu në 6 numrin e alpinistëve. Por deri në këto momente këto premtime nuk janë konfirmuar. Jemi në vështirësi sepse kostoja për një alpinist është minimalisht 35.000 dollarë. Nevoja jonë është të nisim një ekip me tetë alpinistë, por deri tani ne kemi fonde për tre alpinistë, shprehet Aleksandër Bojaxhi, kreu i shoqatës Dajti Alpino-Turistik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›