E Shtunë, 31 Tetor 2026

Do doja të mos e kisha fituar kurrë llotarinë

Share

Fituesi i një llotarie, që i ka shpenzuar të gjithë paratë e tij, tha dje se do donte që të mos e kishte fituar kurrë atë.

Robert Moffat, një nga fituesit më të mëdhenj në Skoci, arriti të shpëtojë nga burgu pasi është kapur pesë herë duke tejkaluar limitin e shpejtësisë me makinën e të atit.

Moffat fitoi 800 mijë sterlina në vitin 1996 si pjesë e çmimit prej 3.5 milion sterlina që u nda mes familjarëve. Por tani Moffat jeton me asistencë sociale dhe nuk paguan dot as gjobat.

Moffat tha se do donte që të mos e kishte fituar kurrë atë llotari. Ish- banakieri, 51 vjeç, tha se jeta e tij ishte më e lehtë dhe më pak stresuese përpara se të fitonte llotarinë. Kisha një jetë normale dhe një punë timen. Pasi fitova, të gjithë mu vunë pas për para, madje edhe bankat. Do dëshiroja të kthehesha pas në jetën që kisha më parë. Gjithçka dua është një jetë e qetë dhe një vend pune. I pyetur se ku i shpenzoi paratë, ai tha në shtëpi, makina, pushime dhe diamante.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›