Gjobë për bluzën Ish- burri im është një t
Share
Një e divorcuar në Spanjë është urdhëruar të paguajë një gjobë prej 1 mijë euro si dëmshpërblim për ish- burrin pasi ka postuar në Facebook një foto të saj me një bluzë ku shkruhet Ish- burri im është një t….
40 vjeçarja e pati postuar foton që në vitin 2010, por tani një gjykatë në Madrid ka marrë vendimin në favor të ish- të shoqit, që është ankuar se ajo foto fyen dinjitetin e tij. Vendimi ishte për 2 mijë euro gjobë, por u reduktua në 1 mijë euro plus tetë ditë arrest shtëpie. Gruaja shpërtheu në lot pasi tha se ajo fitonte vetëm 700 euro në muaj. Mesa duket bluzën ia kishte bërë dhuratë i dashuri i saj pasi u nda me të shoqin.