E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjergj Kastriot Skëndërbeu edhe personalitet politik

Më 17 janar, 544 vite më parë u nda nga jeta figura më e madhe historike e kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu. Ai ka dhënë një kontribut të shquar në shumë fusha, ku vlen të përmëndet se realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Besëlidhjen e Lezhës. Sipas historianit Luan Maltezi, Skëndërbeu ndër të tjera ishte edhe një personalitet i madh politik shqiptar.
 

Sipas profesor Luan Maltezit aftësitë si burrë shteti të Skëndërbeut u vunë re edhe në mardhëniet që ai krijoi me vendet e tjera, pasi vetëm kështu do të mund ti bënte ballë Osmanëve.
 

Gjergj Kastrioti ishte fëmija më i vogël i Gjonit dhe i Vojsavës. Ai u rrit në oborrin e Sulltanit, pasi osmanët e ndanë nga të afërmit e tij. Me ardhjen e tij në Shqipëri ai mobilizoi të gjithë drejtuesit e principatave, për luftën kundër osmanëve dhe nën drejtimin e tij lufta shqiptare u ngrit në një shkallë më të lartë dhe të organizuar, duke shënuar një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›