E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani takim me shoqërinë civile: Nuk do të ketë “lojëra” politike

Avokati i Popullit ka kërkuar besimin e shoqërisë civile për shqetësimet e tyre, sepse në mes nuk do të jenë "lojërat" politike. Igli Totozani gjatë një tryeze diskutimesh me përfaqësues të shoqërisë civile tha se institucioni i Avokatit të Popullit duhet të jetë i besueshëm dhe për këtë do ndryshojë praktika në të cilën ka funksionuar më parë kjo strukturë.
 

Ndryshimet sipas Totozanit do të bëhen në rregullat e brendshme të këtij institucioni dhe mënyrës se si ai do të administrohet. Ndërsa evidentimi i problematikave të shoqërisë do të bëhen nga vendosja e 3 zyrave të ngjashme me Avokatin e Popullit jashtë Tirane, ku do të priten denoncimet dhe shqetësimet e qytetarëve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›