E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjergj Nika regjistrohet si kandidat i pavarur për zgjedhjet e bashkisë Vlorë

TIRANË, 30 tetor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi sot regjistrimin e kandidatit Gjergji Nikë Nika si kandidat për kryetar të bashkisë së Vlorës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit.

Vendimi u mor në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor më 30 tetor për regjistrimin e tij. Kolegji shfuqizoi refuzimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe e konfirmoi Nikën në listën e kandidatëve të zgjedhësve.

KQZ dhe KAS e përjashtuan Nikën nga gara me argumentin se edhe pse gëzonte mandatin e këshilltarit bashkiak të Vlorës, Nika duhet të kishte regjistruar një Komitet Nismëtar për të garuar si kandidat i pavarur. Nika hyn në garë si kandidat i pavarur kur do të ketë kundër PD dhe PS.

Në Vlorë, në zgjedhjet e 9 nëntorit Partia Socialiste garon me mjeken Brunilda Mersini, ndërsa demokratët kanë dalë në mbështetje të kandidatit të pavarur Dionis Sota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›