E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjergji-Berishes: “Regjistrim tokave turistike”

Deputeti i Partise Demokratike, Sami Gjergji, kerkoi dje nga Kryeministri Berisha regjistrimin e tokave te ndodhura ne bregdetin shqiptar. Ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, deputeti i Durresit theksoi se gjenden mjaft prona ne bregdet, te cilat nuk jane te regjistruara dhe te hipotekuara ne perputhje me ligjin. Burimet bejne te ditur se deputeti Gjergji kerkoi nga Kryeministri Berisha qe te merreshin masa te menjehershme per formalizimin e ketyre tokave, te cilat ishin te pashfrytezuara. Ne fjalen e mbajtur perpara deputeteve demokrate, deputeti i Durresit theksoi se nuk mund te flitej per investime ne zonat bregdetare, ne momentin kur nje pjese e konsiderueshme e tokave ne keto zona ishin te paregjistruara. Kerkesa e deputetit te PD-se, Gjergji, u mireprit edhe nga Kryeministri Berisha, i cili theksoi se do te merreshin te gjitha masat qe keto toka te regjistroheshin, ne menyre qe investimeve t’ju hapej drita jeshile. Deputeti i PD-se, Sami Gjergji, eshte zgjedhur ne nje zone bregdetare ne afersi te qytetit te Durresit, zone e cila ne pjesen me te madhe te saj i mungojne investimet. Problemet e pronesise ne vend ne menyre te vazhdueshme kane ndalur edhe investimet ne zona te caktuara, duke qene se tokat kane pasur konflikte pronesie dhe po keshtu ne nje pjese te madhe te rasteve kane qene te paregjistruara.
F.M

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›